Debate te Ekonomia/ Braçe: Në shtator ligj të ri për koncesionet, të hiqet ‘oferta e pakërkuar’

Kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Erion Braçe ka paralajmëruar ndryshimin e ligjit për koncesionet në muajin shtator. Komisionet e Kuvendit pritet të nisin sesionin e ri parlamentar me shqyrtimin e një prej projektligjeve mjaft të rëndësishme dhe pritet të ngjallë debate maxhoranca-opozitë. 

Erion Braçe tha sot se në ligjin e ri për koncesionet duhet të parashikojë heqjen e “ofertave të pakërkuara”. 

Koncesionet nuk janë krijim i joni por është gjetur e zeza mbi të bardhë në ligjin për koncesionet që e keni bërë ju (Qeveria “Berisha”). Nëse ju mendoni se ligji për koncesionet ka shkelje, drejtohuni tek institucionet përkatëse.

Në shtator do kemi një ligj të ri për koncensionet. Për mendimin tim, duhet të hiqet parashikimi i dhënies me koncension kur ka ofertë të pakërkuar.

Erion Braçe, kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave

Nga ana tjetër, opozita këmbënguli për çështjen e Teatrit Kombëtar. Deputetja e PD, Jorida Tabaku tha se ligji për Teatrin e Ri i miratuar në Kuvend javën e kaluar, është kriminal dhe antikushtetues.

Skemë e pastër kriminale, ligji për Teatrin e Ri, antikushtetutes, janë shkelur të paktën katër ligje. I bëjmë thirrje presidentit Meta ta kthejë sa më shpejt ligjin në Parlament, që të kemi mundësi ta ridiskutojmë. I bëjmë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga ai ligj.

Jorida Tabaku, deputete e PD

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Dash Shehi tek Ekonomia: Bëjmë të gjithë si Shekspirë e Hamletë, ky vend s’ka para për ujësjellësa

Deputeti demokrat Dashamir Shehi, në vijim të diskutimeve në Komisionin e Ekonomisë, ka folur sërish për çështjen e Teatrit. Shehi ka folur edhe për koncesionet dhe ekonominë. Ai ka thënë se qeveria shqiptare s’ka para për ujësjellësa dhe rubineta, por ka para për pallate nga 200 milionë euro.

Koncesionin e Rapiscan do ta mbyllja unë i pari, por ju jo vetëm që nuk e mbyllet por 10 fishuat abuzimet. Ka 100 të meta se si po funksionojnë koncensionet. 

Do t’i kisha mbyllur të gjitha koncesionet. Këto koncesione e kanë futur Shqipërinë në borxhe për 10 vite.

Kot jemi ankuar për Rrugën e Kombit, shikoni shifrat për rrugët që po ndërtohen, për stadiumin dhe teatrin, ilaçet dhe spitalet.

Nuk ka asnjë garë të hapur. Në sebep të atyre të mëparshme janë 100-fishuar vjedhje. Bëjmë të gjithë si Shekspirë e Hamletë. 

S’ka asnjë budalla në këtë sallë dhe jashtë saj që nuk nënkupton që Rama ka 20 vjet që ia ka vënë syrin asaj copë toke.

Shikoni shëmtinë e stadiumit, është një markatë që ka edhe një fushë futbolli. Kjo është vjedhje e pastër. Ju po e votoni, i jepni konjukturë, e quani moderne.

Ky vend s’ka para për ujësjellesa dhe rubineta, kërkon para nga ndërkombëtarët, por për pallate 200 milionë eurosh i kemi paratë.

Dashamir Shehi, deputet në grupin e PD-së

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan