Koncesioni 10 vjeçar i sterilizimit, dhe kur nisën hetimet

Koncesioni 10 vjeçar i sterilizimit, dhe kur nisën hetimet

1700321314_ster.JPG

Ministria e Shëndësisë lidhi më 10 dhjetor 2015 një kontratë konçesionare për 100 milionë dollarë me kompaninë “Sani Service” L51910021C “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale, furnizimin me material mjekësor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale, si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”. “Sani Service’ ishte konsorciumi i kompanive “Investal LLC”, “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. “Investal LLC”.

Ilir Rrapaj përmes komapisë Investal LLC zotëronte 40 përqind të aksioneve në konsorciumi.  Afati i koncesionit është 10 vjet ndërkohë bilancet vjetore të dorëzuara në QKB nga kompania fituese për periudhën 2016-2022, tregojnë se të ardhurat në formën e pagesave nga buxheti i shtetit janë 76 milionë euro.

 Dyshimet e para u ngritën që pas shpalljes fitues të konsonciumit ndërkohë konkurrentë të tjerë në garë kundërshtuan procesin, duke u shprehur se oferta e konsorciumit fitues kishte qenë përtej fondit limit.

Kontrata e sterilizimit u hetua në vitin 2016 nga Prokuroria e Tiranës, e cila mbylli dosjen me pretendimin se “nuk ka elementë të veprës penale”. Ndërsa në vitin 2019 Nisma “Thurrje” paraqiti denonimin në SPAK, kur Prokuroria e Posaçme sapo ishte ngritur. 

SPAK regjistroi procedimin penal në datë 13 janar 2020 për veprat penale  të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258-25 i Kodit Penal, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal, në lidhje me procedurën e dhënies me koncension “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë, furnizimin me material mjeksor steril njëpërdorimësh në sallat kirurgjikale si dhe trajtimin e mbetjeve biologjike dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale”, nga Ministria e Shëndetësisë.

Në gusht të 2023 SPAK i kërkoi GJKKO-së caktimin e masave të sigurisë për ish zv/ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj si dhe për 6 anëtarë të Komisionit të vlerësimit të ofertave,ndërsa në 17 nëntor u zyrtarizua hetimi ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për shpërdorim detyre në bashkëpunim. 


Lajmi kryesor:

Koncesioni i Sterilizimit, GJKKO firmos ‘detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit’ për Ilir Beqajn! Jep dorëheqjen nga agjencia SASPAC


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI