Koncesioni i dializës po i rishitet një kompanie guackë, me zero të ardhura dhe me asnjë punonjës, që fshihet pas emrit të grupit të njohur suedez Diaverium (që ofron shërbime në kujdeisn e veshkave). Blerësi nuk ka depozituar as një plan biznesi se si do të hyjë në tregun shqiptar të hemodializës, apo se si do të ofrojë shërbimin e hemodializës për pacientët shqiptarë.
Më datë 25 Qershor 2019, është nënshkruar “Marrëveshja për shitblerjen e aksioneve”, midis palës blerëse Diaverum International AB dhe shitësve American Hospital SHA e cila zotëron 15% të kapitalit dhe Evita SHPK e cila zotëron 85% të kapitalit të shoqërisë DiaVita SHPK. Lajmi u bë fillimisht i ditur nga Autoriteti i Konkurrencës, që në gusht publikoi njoftimin për përqendrimin. (lexo ketu). Në atë njoftim thuhej se “Diaverum International AB, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e krijuar sipas legjislacionit të Suedisë, me aktivitet pronësinë dhe administrimin e aksioneve dhe letrave me vlerë dhe aktivitete të tjera të ngjashme me to. Diaverum International AB është pjesë e grupit Diaverum S.a.r.l, e cila ofron shërbime në kujdesin e veshkave dhe shërbimeve të lidhura me to, duke mos prodhuar apo tregtuar vetë pajisjet e dializës ose mjetet një përdorimesh mjekësore. Diaverum nuk e ushtron aktivitetin e saj në Shqipëri”.
Por, pas një hetimi më të hollësishëm, Autoriteti i Konkurrencës ka konstatuar se blerësi direkt i koncesionit është një shoqëri me zero aktivitet. “Sipas dokumentacionit të depozituar, nuk rezultojnë të ardhura të realizuara gjatë viteve 2013-2017 nga shoqëria Diaverium International AB”, thuhet në një vendim të fundit të konkurrencës të publikuar ditën e sotme, në të cilin e kërkohet Ministrisë së Shëndetësisë që të miratojë paraprakisht me shkrim kontratën e transferimit të koncesionit të shoqërisë DiaVita shpk.
Në fakt, nga një kërkim i thjeshtë që Monitor bëri në internet, rezulton që kompania Diaverum International AB nuk ka fare aktivitet dhe deklaron zero të ardhura dhe zero punonjës (shiko foton më poshtë).
Konkurrenca thotë në vendimin e saj të fundit se i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë dokumentacionin mbi procedurat e ndjekura nga autoriteti kontraktor në lidhje me transaskionin e njoftuar si dhe raportin e monitorimit të koncesionit, me qëllim vlerësimin e aktivitetit të deritanishëm të kompanisë koncesionare si dhe planin e biznesit të shoqërisë blerëse , me qëllim vlerësimin e aftësisë konkurruese të shoqërisë që pritet të hyjë në tregun e shërbimit të hemodializës.
Në vendim thuhet se në përgjigje të kësaj kërkese, Ministria e Shëndetësisë është shprehur dakord për vazhdimin e procedurave të ndryshimit të strukturës së ortakërisë së shoqërisë koncesionare DiaVita, por nuk depozitoi asnjë dokument, sipas kërkesës së Autoritetit të Konkurrencës. Si rrjedhojë, Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur që t’i kërkojë MInistrisë së shëndetësisë, në zbatim të nenit 32, pika 1 e Ligjit “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat” të shprehet me shkrim për miratimin paraprak të transferimit të kontratës së koncesionit “Për shërbimin e hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan”, të shoqërisë Diavita shpk.
Koncesioni
Shërbimi i Dializës u dha me koncesion në fillim të vitit 2016, për 10 vjet. Fituesi ishte DiaVita me vlerë 8.6 miliardë lekë. Sipas kontratës me qeverinë DiaVita do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan.
Aksionerët aktuale të koncesionit janë Evita, (që aktualisht zotërohet 25% nga Ertel Kërçuku dhe 75% nga Arimo), me 755 dhe pjesa tjetër nga Spitali Amerikan.
Buxheti ka për t’i paguar kompanisë edhe 5.4 miliardë lekë deri në 2025-n, kur parashikohet të përfundojë afati i koncesionit.
“DiaVita”, raporti në 2018-n rreth 643 milionë lekë të ardhura, të cilat janë financime nga buxheti i shtetit për shërbimin e dializës që kompania ofron prej dy vitesh në disa qytete të vendit. Sipas kontratës me qeverinë DiaVita do të ofrojë shërbimin e dializës në 5 qendra pranë spitaleve, përkatësisht në Lezhë, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe në Elbasan. Buxheti ka për t’i paguar kompanisë edhe 5.4 miliardë lekë deri në 2025-n.
Sipas kontratës, koncesionari e ofron shërbimin përkundrejt një kostoje prej 11,203 lekë për seancë, ndërkohë që shteti nëpërmjet Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor e kryen këtë shërbim për 12,106 lekë. Në kontratën koncesionare parashikohet që në momentin që shteti e rrit çmimin për shërbimin që ai ofron vetë (vendim që merret nga qeveria) edhe koncesionari ka të drejtë të rrisë automatikisht me të njëjtën masë çmimin me të cilin e ofron shërbimin. Monitor
A mund të bëhet politikë pa maskë ???
PërgjigjuKjo M.V. e Shqiptarja.com shume gazetare e mire eshte
Përgjigju