'Dakordësia me Ramën, fishekzjarre pa vlerë!' Tritan Shehu i pakënaqur me Bardhin: Edhe koncesioni i Hemodializës dhe i laboratorëve, janë monopole

Ndasitë dhe divergjencat mes deputetëve të Berishës dhe Bardhit janë të dukshme dhe nuk fshihen.

Deputetët e Rithemelimit nuk fshehin pakënaqësinë dhe mosdakordësinë e vendimit që mori Bardhi për të ndaluar aksionin opozitar në Kuvend duke pranuar ngritjen e dy komisioneve hetimore, - për koncesionin e sterilizimit dhe check up në shëndetësi dhe atë të të sistemit TIMS.

“Të jemi të sinqertë! Nuk është se ka ndonjë bashkëpunim, të gjitha janë fishekzjarre që nuk kanë ndonjë vlerë” tha deputeti Tritan Shehu sot në një intervistë për ‘Studio Live” në Report Tv.  

Për deputetin e Rithemelimit aksioni kryesor dhe i vetmi opozitar duhej të ishte ai i lirimit të Sali Berishës por  divergjencat janë të dukshme prandaj e thotë troç

‘‘Deputetët e kanë përdetyrë të sqarojnë pozicionin public para opinionit publik. Dhe problemi që kemi për lirimin e kryetarit të PD-së nuk ka të bëjë me antipatira apo simpatira personale apo divergjenca por ka të bëjë me themelin e demokracisë” thotë Shehu

Marrëveshje Bardhi - Rama?

Është skeptik dhe për atë që ndërmjetësoi Bardhi me maxhorancën  


“Nuk di të ketë marrëveshje, marrëveshjet bëhen të shkruara. Kur unë kam bërë marëeshje me fatos Nanon të dy kemi firmosur në 1997. Marëveshje me fjalë në hava nuk ka. Së dyti: Marrja e 2 komisioneve hetimore është e drejtë e opozitës dhe nuk është lëshim që bëri maxhorancës. Kjo e fundit u detyrua të japë këtë të drejtë në bazë të presionit që bënë deputetët për kaq kohë dhe në bazë të presionit të popullit që bëri më 20 shkurt. Kjo e detyroi maxhorancën të lëvizi. Opozita s'ka pse ti thotë faleminderit askujt dhe nuk ka pse ti japë në këmbim asgjë sepse mori një pjesë të drejtës së saj. Se e drejta e opozitës janë për të bërë shumë mocione dhe komisione hetimore.

Nëse opozita fitoi dy komisione mori diçka e asgjë më shumë. S’kemi pse ti japim rëndësi të madhe. Është e drejtë e opozitës ta ketë por problemi më akut është izolimi i Berishës dhe forcat e opozitës duhet të përqëndrohen këtu.

Si e sheh Tritan Shehu faktin që në objekt hetimi të komisionit hetimor për Shëndetësinë nuk u përfshi kontrata koncensionare për laboratorët mjekësorë dhe koncesioni I hemodializës të lidhur me biznesmenin Klodian Allajbeu?

Nuk jam marrë me këtë çështje. Unë kam qenë i pari që kam denoncuar check up dhe koncesinet e tjera. Nëse Checp up është hedhje parash në në gropë kot. Të tjerët janë investime pa rentabilitet, janë element që lidhen me shkatërrimin e autonomisë spitalore. Janë monopole privatësh të financuara nga shteti për të gjithë sistemin shëndetësor shqiptar që bie në kundërshtim me çdo parim të tregut të lirë dhe ligjit kundër monopol”
 

Po a ka pasur shkelje syri për përjashtimin e hemodializës dhe laboratorët mjekësore?

“Nuk e di. Unë personalisht i kam denoncuar që ditën e parë. Kam denoncuar Check up, PPP e sterilizimit. Kam denoncuar koncesionin e laboratorëve mjekësorë. I kam denoncuar i pari. Nuk jam marrë me modalitetet, se nuk i kam konsideruar relevantë në një moment që burgoset kryetari i opozitës" tha ai për gazetarin Arber Hitaj.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit