Ministria e Transporteve ka nisur negocimin e kontratës koncesionare që parashikon vendosjen e pagesës 5 euro për kalimin e Rrugës së Kombit.
Ministri Sokol Dervishaj tha në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë tha se kompania do të marrë përsipër mirëmbajtjen e rrugës, ndërkohë që shuma shtesë që do t’i paguhet koncesionarit nga buxheti i shtetit do të varet nga trafiku i mjeteve që do kalojnë në të.
"Jemi në përfundim të kontratës së koncesionit. Rruga e Kombit është një aset strategjik. Koncesioni parashikon përfundimin e gjithë rrugës përfshirë edhe mirëmbajtjen”, tha ministri.
Dervishaj raportoi në Komision se aktualisht nuk parashikohet dhënia e rrugëve të tjera me koncesion, ndërkohë që në Ministri ka arritur një ofertë e p akërkuar nga një kompani shqiptare, për ndërtimin e pjesës së mbetur të Rrugës së Arbërit.
“Jemi duke shqyrtuar për ndërtimin me koncesion të rrugës së Arbrit. Është një kompani shqiptare që ka sjellë ofertën. Por jemi në fazën fillestare”, tha ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj.
Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë mbi buxhetin e vitit 2017, ministri i Transportit Sokol Dervishaj tha se ky buxhet synon përmirësimin e disa sektorëve të transportit rrugor, ujësjellës - kanalizimeve dhe detar.
“Kemi synim rehabilitimin e hekurudhës. Vitin që vjen fillon puna për linjën hekurudhore Tiranë – Rinas - Durrës. Synojmë përfundimin e disa akseve të rëndësishme për vendin. Një reformë e rëndësishme është ajo e ujit. Për krijimin e një rrjeti modern dhe përmirësimin e furnizimit. Për ujin e pijshëm në Delvinë vitin që vjen fillon projekti me KFW për ndërtimin e ujësjellësit”, tha Dervishaj.
Sipas ministrit, e rëndësishme është që të mos ketë kërkesa për rritje çmimi të ujit nga bashkitë, ndërkohë që humbjet janë të larta për shkak të keqmenaxhimit.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO