Ilir Beqaj, Ilir Rrapaj dhe Klodian Rrjepaj
SPAK njoftoi sot se ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj do të jetë në hetim nën masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë vendit. Të premten e ardhshme do jetë dita e parë e tij për t'u paraqitur në BKH.
Ai akuzohet për shpërdorim të detyrës të kryer në bashkëpunim për dosjen e tenderit të Sterilizimit. Në gusht të 2023 u firmosën edhe 8 masa arresti. Konkretisht për ish zëvendësministrin e Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Për koncesionin 100 milionë dollarësh të Sterilizimit, në masën arrest me burg po hetohet ish-zv. Ministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj për akuzën shpërdorim detyre, “Falsifikim i dokumentave” e kryer në bashkëpunim. Biznesmeni i sterilizimeve spitalore po hetohet për akuzën 'mashtrim'. Ndërsa Saimir Kadiu, Marsela Serjana, Arben Gjata, Naile Ajazi, Genc Byrazeri, Petri Mersini po hetohen në masa më të buta sigurie.
Sipas dosjes Biznesmeni Rrapaj, ish ministri i Shëndetësisë Beqaj dhe zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj kanë udhëtuar së bashku me avion nga Italia në qershorin e 2014, periudhë që sipas hetimeve përkon me veprimet përgatitore të koncensionit.
Në një reagim të bërë në gusht 2023, Beqaj deklaronte se ishte e nevojshme të krijohej një operator i vetëm për të bërë sterilizimin e pajisjeve mjekësore, pasi centrali i sterilizimit në QSUT nuk mbulonte nevojat për të gjitha spitalet në vend. Sa i përket njohjes së tij me biznesmenin Ilir Rrapaj, ish-ministri i Shëndetësisë shprehej se e ka njohur pasi mori detyrën dhe kontratat me të i ka firmosur për nevoja pune.
Lajmi kryesor:
Koncesioni i Sterilizimit, GJKKO firmos ‘detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë vendit’ për Ilir Beqajn! Jep dorëheqjen nga agjencia SASPAC
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.4%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13.1%
Vota total: 4624
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Sterlizimi”/ I rëndoi akuzën, Ilir Beqaj kërkon përjashtimin e gjyqtares
9 Janar, 12:12
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, zgjaten me 3 muaj afatet e paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn! GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë
30 Dhjetor 2024, 16:09
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor 2024, 10:59
-
8 orë seancë për Sterilizimin/ Beqaj i ankohet GJKKO për kushtet: Thaçi me kompjuter e avokat afër, ne pas xhamit! Rrapaj pranon njohjen me ish-ministrin
12 Dhjetor 2024, 15:22
-
Mbyllet pas 8 orësh seanca për Sterilizimin te GJKKO, përfundon deklarimet ish-ministri Ilir Beqaj! Më 12 dhjetor paraqitet Klodjan Rrjepaj
5 Dhjetor 2024, 17:50
-
Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: E turpshme
26 Nëntor 2024, 16:30
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat vitet e fundit! Esencë-Report Tv
25 Nëntor 2024, 20:13
-
PD s’lejoi dëshminë e Beqajt te Hetimori i Shëndetësisë, avokati paralajmëron padi në Strasburg: Trajtim çnjerëzor, s'e lanë të flasë! Kishin frikë të shihnin provat që s’i ka gjykata
17 Nëntor 2024, 10:49
-
Skadoi afati/ Komisioni hetimor në Shëndetësi dështoi, Albana Vokshi akuzon PS për sabotazh
15 Nëntor 2024, 13:48
-
Mero Baze: Zonja “Dy metra e gjerë” përballë zotrisë 'dy metra i gjatë'
15 Nëntor 2024, 07:20
-
'Hetimori i Shëndetësisë'/ Beqaj përplaset me Zhupën e Vokshin pas orës 01:00 pas mesnate! Deputetja e PD telefonon Gardën! Detajet e sherrit pasi kamerat u fikën tek kryesia
14 Nëntor 2024, 12:28