Sterilizimi, Beqaj del pas 10 orësh nga SPAK: Sugjerova hetime shtesë, KLSH auditoi punën time e s`më thirri asnjëherë! Jashtë gjobitet për parkim të gabuar

Me një sërë dosjesh me vete ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e prokurorisë së Posaçme që prej orës 09:00 për t'u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e sterilizimit. Pas rreth 10 orësh marrje në pyetje Beqaj ka dalë nga SPAK duke deklaruar se ka dhënë sqarime si person nën hetim në lidhje me dosjen për sterilizimin. Ai shtoi se ka sugjeruar veprime hetimore shtesë mbi një raport auditimi të KLSH. 

Ish-ministri theksoi se veprimtaria e tij është audituar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe nuk janë evidentuar shkelje.

"Përveç përgjigjeve me avokatin tim, kërkuam që të kryhen veprime të tjera hetimore shtese në gjykimin tim. Në dosje ka disa referenca të akteve të klsh, akte që janë vënë në dispozicion pjesërisht, janë audituar edhe veprimet e mia por gjatë kohës që është kryer auditimi nuk kam qenë ministër dhe nuk jam thirrur ndonjëherë nga audituesit", tha Beqaj.

Por teksa ndodhej brenda ambienteve të prokurorisë së Posaçme, Beqaj edhe është gjobitur nga policia bashkiake për parkim të gabuar me 1000 lekë.

Beqaj është me masë sigurie 'detyrim paraqitje', në lidhje me këtë koncesion për shpërdorim detyre. Ish ministri i Shëndetësisë pas seancës në gjykatën e Posaçme më 20 nëntor, e para pas caktimit të masës detyrim paraqitje, u shpreh se do të jetë në dispozicion të këtij procesi. Ai u ka qëndruar deklaratave të tij se nuk do të apelojë masën e sigurisë të caktuar nga GJKKO.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka urdhëruar që ish ministri i Shëndetësisë, të mos largohet nga territori i Shqipërisë dhe të paraqitet çdo të premte në policinë gjyqësore. Ilir Beqaj dyshohet të ketë kryer shpërdorim të detyrës në bashkëpunim gjatë procedurave të dhënies me koncension 100 milionë dollarë për 10 vjet nga ministria e Shëndetësisë, që ai drejtonte, të shërbimeve të integruara për sterilizimet kirurgjikale spitalore.

Deri tani nga hetimi i SPAK Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:40
U mor në pyetje për sterilizimin, Beqaj del pas 10 orësh nga SPAK: Sugjerova për hetime shtesë, KLSH ka audituar punën time

 

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilri Beqaj ka dalë nga SPAK ku qëndroi prej rreth 10 orësh për t'u marrë në pyetje si person që ka dijeni mbi koncesionin e sterilizimit. Në një pronocim për mediet ai ka treguar se për çfarë është pyetur ndërsa nënvizoi se ka sugjeruar që të kryhen hetime shtesë bazuar mbi disa refernca të KLSH.

“Që nga data 20 nëntor unë jam person nën hetim për çështjen e njohur tashmë të sterilizimit dhe e kam deklaruar edhe më parë që jam në dispozicion të këtyre hetimeve. Patën një senacë pyetjesh me OPGJ. Jam përgjigjur pyetjeve me interes nga hetuesit kryesisht për ato gjëra që jam pyetur edhe më parë në korrik të 2022 në cilësinë e personit që kam dijeni për ngjarjen. Përveç përgjigjeve me avokatin tim, kërkuam që të kryhen veprime të tjera hetimore shtese në gjykimin tim. Në dosje ka disa referenca të akteve të klsh, akte që janë vënë në dispozicion pjesërisht, janë audituar edhe veprimet e mia por gjatë kohës që është kryer auditimi nuk kam qenë ministër dhe nuk jam thirrur ndonjëherë nga audituesit", tha Beqaj.

    Ora 11:42
    Foto/ Ilir Beqaj prej disa orësh në SPAK për t’u marrë në pyetje për sterilizimin, jashtë gjobitet për parkim të gabuar

    1702377659_gjobebeqaj.jpg

    Ilir Beqaj ish-ministër i Shëndetësisë prej disa orësh ndodhet në SPAK ku është marrë në pyetje në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

    Por teksa ndodhet brenda ambienteve të prokurorisë së Posaçme, Beqaj është gjobitur nga policia bashkiake për parkim të gabur me 1000 lekë.

    M.Q./B.K/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • arber: 13/12/2023 13:32

      Figura me emblematike e korrupsionit 2.0 ! profil te ulet me maske prej intelektuali por vese hajduti dhe fjalor rrugaci. I pasuruar me gjitha qeverite dhe ne vecanti me PS eshte shume i rrezikshem per lidhjet qe ka, shpresoj te kthehet i penduar i drejtesise ...Erzen brecani para tij eshte Nene Tereza . HAjt me kembe te mbare dhe burg dhe konfiskim pasurive keti hajduti

      Përgjigju
    • Lenci: 13/12/2023 12:07

      SUKSESE NE SPAK....

      Përgjigju
    • Bato: 13/12/2023 03:14

      Mjafton gjoba per te kuptuar sa i degjeneruar eahte ne abuzim e shperdorim detyre ky plehre.

      Përgjigju
    • Lazaratas: 12/12/2023 23:38

      Ky plehra duhet të provojë ca vite burg! E mbani mend kur u thoshte vartësve të pushuar nga puna "Suksese në jetë!".

      Përgjigju
    • Roland: 12/12/2023 23:23

      Skuth-prokuror Kondili ka mes presionit te Edi Rames dhe amerikaneve nga ana tjeter. E therret Beqen per ta arrestuar po nuk e arreston dot.

      Përgjigju
      • Gjergj: 13/12/2023 10:30

        Gjykata, e detyroi Kondilin "tè hapè syrin" edhe nè drejtim tè ministrit. Ai vetè, "nuk shihte" nga ai sy. Tani qè duhet marrè vendimi final dhe Beqja tè shkojè pas hekurave, Kondili bèn Kandilin, atè tè ujit, noton nèn sipèrfaqe. Nuk kanè shtyllè kurrizore. Duhet tè kesh hall tè madh, tè lesh nè SPAK njerèz tè tillè, qè kthejnè nè qesharake njè pèrpjekje historike tè SHBA nè raport me Shqipèrinè.

    • Rama: 12/12/2023 19:46

      Ca gjobitet ore,po kapeni per leckash e futeni mrena 313

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:
      21 Dhjetor, 15:03

      Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë

    Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me liderin e ri të Sirisë