‘Detyrim paraqitjeje’ për Ilir Beqajn, Pano Soko për Report Tv: SPAK t’i shkojë deri në fund hetimit për koncesionin e sterilizimit, kostot të fryra

TIRANË- GJKKO ka dhënë masën detyrim paraqitjeje për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për koncesionin e sterilizimit, ndërsa në burg që prej muajit gusht 2023 ndodhen ish.zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rrjepaj, biznesmeni Ilir Rrapaj. Pano Soko nga Nisma Thurje tha për Report Tv se SPAK duhet t’i shkojë deri në fund këtij hetimi. Në emisionin ‘Përballje’, me gazetaren Besmira Pelushaj, Soko theksoi se procesi nuk duhet të zvarritet në mënyrë që të shpëtohen sa më shumë para nga koncesioni i sterilizimit.

“Procesim më i gjatë që ka pas SPAK, gati 4 vjet. Pse është i rëndësishëm të mbyllet sa më shpejt hetimi. Që të mund të arrijmë të shpëtojmë sa më shumë para nga pezullimi i punës së koncesionit. Sot që flasim është akoma aktiv. Nuk kemi një vendim të formës së prerë për pezullimin e punës. Janë fryrë kostot, 500 lekë një shishe ujë. Ai ka përdorur 500 lekë për ujin. Ato 450 lekët e tjera ku i kanë çuar, kanë vajtur jo vetëm te pronari i koncesionit, nëse gjurmo paratë nga llogaria në llogari, këto para pikën fundore e kanë pasur tek ata që kanë dhënë miratimin”, tha Soko.

Pano Soko tha kostot në konsecionin e sterilizimit janë të fryra në krahasim me kohën kur ky proces zhvillohej nga vetë shteti.

“Fakt që sterilizimi në vetvete ka qenë aplikuar dhe më parë. Kostot që aplikoheshin para dhënies me koncesion, shkonin 250 mijë euro në vit. Mund të ketë pasur problematika, por ka pasur. Me futjen në fuqi të kontratës koncesionare arritën rreth 17 mln euro. Shtysa e dytë, pagesa për mjetet spitalore ishin të kufizuara. Shumë spitale filluan të refuzonin bërjen e operacioneve për shkak të mungesës së buxhetit për të paguar koncesionarin”, tha Soko.

Soko thotë se shpreson që SPAK të shkojë edhe më lart.

“Shpresoj të shkojë më lart. SPAK ka nisur të merret me procedurën e miratimit. E nxis SPAK t’i shkojë deri në fund, se ia vendim i Këshillit të Ministrave, ka një firmë, atë që i vinte pirgun me firma, dhe duhet të mbajë përgjegjësi”, tha Soko.

Zv.dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Ilir Alimehmeti thotë se kostot janë të fryra në koncesionin e sterilizimit, ndërsa thotë se për çfarë na duhet shteti nëse gjithçka e jep me koncesion.

“Ja dhamë dikujt tjetër që tha se nuk bën lekë, por do e bëjë për 10 lekë të njëjtën gjë që t’i do e bëjë vetë. Kjo është diferenca. Kishte një proces. Nëse kaloni numrin e operacioneve, paguan penalitet, e kanë të shkruar në kontratë. Mjeku është aty për të shpëtuar jetë. Nuk mund të shkojmë te një shtet që jep me koncesion gjithçka. Ca na duhet shteti nëse gjithçka e jep me koncesion”, tha Alimehmeti.

Hetimet e SPAK kanë zbuluar shkelje në procedurat e dhënies së koncesionit, siç dyshohet me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staçini. Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t'u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes zv.ministrit Klodian Rrjepaj si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Ilir Rrapajt si biznesmen përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora vlora: 20/11/2023 18:00

    Po ketu jane te gjithe per ne burg. Duke filluar nga dy prokuroret e ceshtjes Kondi.. dhe Naku..

    Përgjigju
  • xhemal: 20/11/2023 15:12

    Dy kallzuesit duhet te pakten te heshtin per derisa Jane paraqitur ne prokurori ..permendin shifra te fryra .mos te harrojme se disa sherbime Jane kryer e kryehen,veglat qe duhen per pastrimin e istrumentave mjekesore Jane blere ,Ka domumente dhe gjendje fizike te tyre neper spirale...prandaj duhet te flasim me fakte Jo ti shumezojme numurat me 100 qe humbja apo fitimi i paligjshem te duket i madh..nuk futet xhamia ne thes..cdo njerit ti japim are qe i takon..shikohet njefare histerizmi politik ,mediatik,behen gjyqe publike...e fundit drejtesia duhet te jap pergjigje se kush eshte ,apo kush Jane pergjegjesit e tragjeive kolektive 96,97,98,2008,2011 ,shitja e pasurive publike,shkaterrimi i territori,ambjentit

    Përgjigju
  • minushe: 20/11/2023 14:54

    komentuesi Pano AKBN-isti :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj