Konferenca e Budvës, Serbia nuk do
 të ketë në krah flamurin e Kosovës

Konferenca e Budvës, Serbia nuk do<br /> të ketë në krah flamurin e Kosovës
BUDVA - Ministrja pa portofol, përgjegjëse për Integrimet Evropiane në Qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimoviç, kishte një vërejtje ndaj organizatorëve të konferencës rajonale në Budva, konkretisht për praninë e flamurit të Kosovës në konferencë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Gjatë konferencës "Bashkëpunimi mes shtetit dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian", me pjesëmarrjen e ministrave të integrimit evropian të vendeve të rajonit, ministrja serbe, Joksimoviç, e cila ishte ulur në krah të ministres së Qeverisë së Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se nuk është e sigurt nëse Kosova ka të drejtë ta përdor flamurin në konferenca rajonale.

"Duhet të them diçka në lidhje me bashkëpunimin rajonal. Organizatori ka vendosur zonjën Tahiri pranë meje. Kontrollova nëse janë plotësuar të gjitha kërkesat për prezantimin e Kosovës në konferenca rajonale, por nuk jam e sigurt për flamurin. Nëse flasim për bashkëpunim rajonal, kërkoj nga ju që t'ju thoni organizatorëve që të respektojnë të gjitha marrëveshjet e bëra në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Sigurisht, unë do të qëndroj këtu dhe do të flas. Por merreni këtë si vërejtje serioze të Serbisë", tha Joksimoviç.

Pas vërejtjes së saj reagoi Edita Tahiri. "Është fakt se flamuri ynë qëndron pranë flamurit të Serbisë. Marrëveshja për bashkëpunim rajonal që kemi arritur, aty qëndron, do ta citoj: Kosova ka të drejtë të përfaqësohet me vendet e tjera të rajonit, me të gjitha simbolet, nëse ka simbole shtetërore. Dhe në Vjenë, në konferencë, këto flamuj ishin shumë më të mëdhenj, për shkak të marrëveshjes të bashkëpunimit rajonal", ka thënë Tahiri.

Joksimoviç u përgjigj se nenet e marrëveshjes për bashkëpunimin rajonal po keqinterpretohen

"Nuk keni të drejtë të keni flamur para jush. Mos interpretoni gabimisht disa nene të kësaj marrëveshjeje. Unë mbështesë fuqishëm thelbin e marrëveshjes, por ju lutem mos abuzoni" tha Joksimoviç.

Në Budva, vazhdon punimet konferenca rajonale "Bashkëpunimi mes shtetit dhe shoqërisë civile në procesin e integrimit evropian", me pjesëmarrjen e ministrave të integrimit evropian të vendeve të rajonit.

Redaksia Online
(a.a/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, Policia: Po presim ekspertizën! Gazetari i akuzon: Ngjarja u fsheh, u vra me ‘JetSki’