Gati dy muaj pas konfliktit që i mori jetën mbi 2 mijë personave, komuniteti ndërkombëtar premton të japë 5,4 miliard dollarë për rindërtimin e Gazës.
Donacionet u premtuan gjatë një konference dje në Kajro, dhe shuma i tejkalon 4 miliard dollarët që kishte kërkuar Autoriteti Palestinez.
Mes vendeve pjesëmarrëse, Katari ofroi shumën më të lartë prej 1 miliard dollarë. Të paktën 100 mijë vetë humbën shtëpitë e tyre nga konflikti 50 ditor mes Izraelit e Hamasit që përfundoi me një armëpushim në 26 gusht të këtij viti.
Përpara fillimit të konferencës në Kajro, presidentët palestinezë dhe egjiptjan i bënë thirrje Izraelit të angazhohet për një iniciativë afatgjatë paqeje duke i kërkuar të heqë dorë nga toka e pushtuar pas luftës së vitit 1967.
Redasia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com