Mazhoranca dhe opozita nuk arritën dakordësinë në konferencën e kryetarëve për të zhvilluar mocion me debat në lidhje me protestat. Socialistët nuk e njohin Partinë Demokratike si zëdhënëse të protestave, madje Taulant Balla e kishte edhe një pyetje për protestuesit.
“Pranojmë gjithkënd tjetër të flasë në emër të protestës, por partinë e Sali Berishës nuk e pranoj dot kurrë si përfaqësues të protestës.... Dua t'i bëj një pyetje publike protestuesve: ju e keni mandatuar që Sali Berishën si përfaqësuesin tuaj?”, tha Balla.
Në kundërpërgjigje kreu i Grupit të PD-së Gazment Bardhi tha se mazhoranca nuk dëshiron që të dëgjojë qytetarët shqiptarë.
“Është fakt i njohur botërisht që protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë vëmendjen e disa parlamenteve europiane. Ka marrë vëmendjen e eurodeputetëve në seancën e fundit të PE. I vetmi parlament në rruzullin tokësor që s’i ka kushtuar vëmendje, është parlamenti i Shqipërisë”, tha Bardhi.
Balla sfidon PD-në të kërkojë mocion mosbesimi për kryeministrin, ndërsa përgjigjen e mori menjëherë nga Bardhi.
“Mblidhni 28 deputetë, sillni kërkesën për mocion mosbesimi, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duhet të sjellësh edhe kandidatin për kryeministër, e sillni dot Saliun si kandidat për kryeministër”, pyeti shefi i grupit parlamentar të PS.
“Aksionet e grupit të PD në Kuvend nuk i sugjeron Balla, e vetmja gjë që sugjeron Balla është të miratojë ligj për t’i dhënë favor Artur Shehut dhe grupeve kriminale në vend”, iu përgjigj Bardhi.
Protestat në Tiranë kanë nxitur reagime edhe përtej vendit. Vajza e heroit Tahir Sinani përmes një postimi në Facebook, apeloi ndaj Ballës që të kërkonte falje për një dokument që ky i fundit ka nxjerrë me ata që janë paguar në UÇK, ndërsa Balla e refuzoi një kërkim falje.
“Dokumenti që ju i referoheni që gjendet lehtësisht i publikuar ndër vite në rrjet, është një dokument që i cili duhet sqaruar nga ata, sepse ata kanë të vetmin tagër të vërtetojnë cili është personi, mund të jenë persona me të njëjtin emër, po janë persona të ndryshëm”, tha ai.
Dy partitë më të mëdha nuk ranë dakord as për një mocion me debat për rezolutën e Parlamentit Evropian për Shqipërinë, ndërsa tanimë do të jetë seanca plenare që do të vendos në lidhje me dy rezolutat në seancën e datës 2 korrik.
Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Taulant Ballës i cili i kërkoi të dorëzojnë mocion mosbesimi për qeverinë. Bardhi i tha Ballës se nuk i sugjeron ai aksionet e grupit të PD, duke shtuar me ironi se e vetmja gjë që mund të sugjerojë është miratimi i ndonjë ligji që favorizon Artur Shehun, pronarin e tokave ku do të ndërtohet resorti në Zvërnec.
"Aksionet e grupit të PD në kuvend nuk i sugjeron Balla, e vetmja gjë që sugjeron Balla është të miratojë ligj për ti dhënë favor Artur Shehut dhe grupeve kriminale në vend. Çdo lëvizje e PD duhet të jetë realiste dhe mos të bëhet për shoë politik. E sigurt është që Balla është kreu i grupit, në një grup ku gjysma e grupit e urren për shkak të sjelljes së tij në raport me deputetët. Imagjinoni tani urrejtjen që kanë shqiptarët", tha Balla.
Në sulmet që bëri ndaj Taulant Ballës, Gazment Bardhi përmendi edhe videon e Ali Ahmetit ku fliste për pasojat e protestave në Tiranë. Duke iu referuar Ahmetit, kreu i grupit parlamentar të PD tha se ai po keqpërdoret nga mazhoranca “me gënjeshtra e broçkulla.”
“Luan atë rol që s’e luan asnjë parlamentar në botë, të nxjerrjes së fletërrufeve të qytetarëve që protestojnë, fyejë e intimidojë qytetarët që protestojnë, të arrijë deri aty sa të keqpërdorë luftën çlirimtare të Kosovës për temë dhe debat dite në Shqipëri, të keqpërdorë figura kombëtare si rasti i Ali Ahmetit me gënjeshtra dhe broçkulla në raport me qytetarët që ishte një rrezik, ishte shqetësuar shumë i nderuari miku i Shqipërisë për qytetarët që protestojnë. Detyruan djalin e Hashim Thaçit të vinte se donte Rama një foto”, tha Bardhi.
Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, tha se Kuvendi është i vetmi që s’i ka kushtuar vëmendje protestave në Tiranë, ndryshe nga institucionet europiane. Më tej, tha se rrëzimi i tri kërkesave të PD për mocionin me debat për protestën dhe raportin e PE nga mazhoranca u bënë pa argument.
“Është fakt i njohur botërisht që protesta e qytetarëve shqiptarë ka marrë vëmendjen e disa parlamenteve europiane. Ka marrë vëmendjen e eurodeputetëve në seancën e fundit të PE. I vetmi parlament në rruzullin tokësor që s’i ka kushtuar vëmendje, është parlamenti i Shqipërisë. Grupi parlamentar i PD ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente në raport me shqetësimet e qytetarëve nëse i ka marrë në konsideratë, së dyti për rolin që do të duhet të luajë në adresimin e tyre dhe gjithashtu ka dorëzuar një mocion me debat për raportin që cakton detyrat e shtëpisë. Kjo rezolutë do të duhej të ishte që nga dita 1 plani ynë i punës. Të tria kërkesat janë rrëzuar sot pa argument dhe me fjalët se po bëjmë zëdhënësin e protestuesve”, tha Bardhi.
Sa për kërkesën e mocionit me debat të PD lidhur me raportin e PE për Shqipërinë, Balla u shpreh se nuk e kanë paraqitur sipas rregullores duke theksuar se u qëndron fjalëve për ta realizuar.
“Nuk ka hezitim. Kam thënë që ju jeni të paaftë sepse nuk dini të bëni edhe një kërkesë. Kanë sjellë një kërkesë për mocion me debat për rezolutën e raportit të Komisionit, se i ngatërrojnë ata. Për të njëjtën çështje brenda sesionit s’mund ta zhvillosh një mocion me debat 2 herë. I kam thënë unë jam i gatshëm, por mbi respektimin e rregullores nuk vë askënd. Risilleni në formën që lejon rregullorja. Kam thënë që do të kemi një debat për raportin e Këshillit të Integrimit Europian dhe aty të fusim edhe gjetjet e rezolutës. Jemi në kushtet që mund ta gjejmë një zgjidhje, do ta them edhe në seancë plenare. Mëso si ta formulosh kërkesën që mos të bjerë ndesh me parimet e rregullores. Procesi i anëtarësimit në BE do të mbyllet me Edi Ramën kryeministër dhe PS shumicë parlamentare”, tha Balla.
Taulant Balla në deklaratën për mediat tha se nuk ka asnjë dyshim se Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
“Nuk ka asnjë dyshim që Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian. Nuk arrestoj askënd. Arrestimet në demokraci i bën prokuroria. Një person që e quan presidentin amerikan terrorist, që i quan SHBA-të terroriste, mbron Iranin dhe sulmon SHBA, është një person që ka lidhje me agjenturën iraniane”, tha Balla.
Taulant Balla tha se PD s’mund të flasë për protestat në Tiranë kur në ditët e para ishte kundër saj.
“Kjo parti, të paktën për këtë protestë është e vetmja që sduhet të flasë. Ditën e parë, të dytë dhe të tretë kanë qenë kundër, kanë thënë që e bën Edi Rama dhe tjetra, që është më e rëndë, kjo parti është një parti që një Zot e di si ka përfunduar në këtë derexhe që u thotë protestuesve mos ia përmendni emrin kryetarit tonë dhe dërgon njerëzit në protestë. Nuk e qas Sali Berishën si përfaqësues të protestës”, tha Balla.
I pyetur pse pranon të bëjë reformat me PD, shefi i grupit parlamentar socialist tha se s’mund ta zgjedhësh kundërshtarin, edhe pse është kundër dëshirës së tij marrëveshja me Berishën.
“Pse pranoni të bëni reforma? Në demokraci, ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. S’do të doja kurrë që me një non grata të bëja marrëveshje. Mos harroni asnjëherë që je i detyruar në demokraci, ta njohësh dhe ta pranosh”, tha Balla.
Sa për kërkesën për kufizimin e mandateve të kryeministrit, tha se kjo mund të vijë veçse nga vota e popullit.
“Në asnjë republikë parlamentare s’ka kufizim mandatesh. Në rastin e tyre, kufizimin e mandateve ta bën vetëm vota e popullit, jo mandati kushtetues. Thuajini mos u lodhni kot”, tha Balla.
Kreu i grupit të PS, Taulant Balla i bëri thirrje opozitës që të kërkojnë mocion mosbesimi, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve ku nuk u arrit dakordësia për debat për kërkesat e protestuesve. Balla i tha se opozitës të mbledhë 28 firma për mocionin e mosbesimit për qeverinë, por i pyeti nëse e sjellin dot Sali Berishën si kandidat për kryeministër.
“Jam serioz për ata që janë në shesh. Tha ne emër të protestuesve, partia e Berishës kërkoi dorëheqjen e qeverisë. Ishte pika e parë, dhe i kam thënë ju keni marrë përsipër të sillni në Kuvend kërkesën e protestuesve sipas jush, që ju paskan mandatuar, nuk kërkohet me mocion me debat, kërkohet me mocion mosbesimi. Mblidhni 28 deputetë, sillni kërkesën për mocion mosbesimi, me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, duhet të sjellësh edhe kandidatin për kryeministër, e sillni dot Saliun si kandidat për kryeministër”, tha Balla.
Pas Konferencës së Kryetarëve, ku nuk u arrit dakordësia për kërkesën e PD për mocion me debat për kërkesat e protestuesve, kreu i grupit të PS Taulant Balla tha se nuk e njohin PD si përfaqësuese të protestës. Balla tha se vetëm një kërkesë kishin sjellë njëjtë si protestuesit, atë për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa 4 kërkesat e tjera Balla tha se ishin hallet e opozitës
“Kam pyetur opozitën në konferencë kryetarësh, me çfarë mandati keni ardhur ku zëdhënës të protestës. Pastaj ju kam thënë se nuk iu njoh për përfaqësues të protestës. Pranoj gjithkënd, por partinë e Berishës nuk e pranoj dot kurrë si përfaqësues të protestës. U kam vënë në dukje se janë aq të paaftë saqë kanë transformuar edhe kërkesat e protestuesve, ato që janë bërë publike, pavarësisht se nga kush një person me lidhje të ngushta me Iranin. Po ti merrej kërkesat që kishte sjellë opozita, vetëm numri ishte i njëjtë dhe vetëm pika e parë e kërkesës ishte e njëjta. Dorëheqje dhe opozita kishte sjellë nja 4 halle të veta. Unë dhe kolegët e mi, ia kemi vërë të qartë se nuk e njohim si parti përfaqësuese të protestës. Meqë komunikimi bëhet publik dhe meqë kanë partitë radhën e tyre për të folur, ti përgjigjen dhe kësaj çështje, a ka mandat partia e PD qe t’i përfaqësojë?”, tha Balla.
Komente










Gazmend kriminel Bardhi eshte skenaristi i gjithe protestes,financuesi dhe i vidiove me kercenime dhe eliminime! Koha do ta vertetoj shume shpejt .As Sude Tabaku nuk behet dot kryeministre me ultimatumet e protestes as Bardhi nuk behet dot President me shpifje ,trillime dhe organizim eliminimesh! Faqja e zeze e historis shqiptare tradhetaret Bardhi+ Tabaku!!
PërgjigjuLinda pershendetje te sinqerta , vertet nje koment me llogjik pavaresish gjinis sime simpati te veçante .