Konferenca e Kryetarëve shtyn afatin e punimeve të Komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi deri më 22 tetor

Konferenca e Kryetarëve shtyn afatin e punimeve të Komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi deri më 22 tetor

Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi

Shtyhet afati i punës së Komisionit hetimor parlamentar për koncesionet e sterilizimit dhe check-up.

Shtyrja e afatit u miratua në Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare, deri më datën 22 tetor. Më herët shtyrja e punimeve të këtij komisioni u kërkua gjatë mbledhjes së fundit të tij.

Ditën e djeshme kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi tha se është rënë dakord me kryesinë e vogël për shtyrjen e punimeve. Në 3 mbledhjet e fundit të këtij Komisioni kanë dëshmuar anëtarë të Nismës Thurja Endri Shabani dhe Pano Soko.

Nisma Thurje ka bërë kallëzimin në SPAK për sterilizimin që ka çuar pas hekurave biznesmenin Ilir Rrapaj dhe ish ministrin e Shëndetësisë Klodjan Rjepaj.

Ndërkohë ditën e djeshme dëshmoi mjeku Artan Koni dhe audituesi i KLSH, Klarenc Xhaferraj.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'