PRAGË- Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Pragë, ku do të marrë pjesë në Forumin GLOBSEC, forumi më i madh i sigurisë. Rama ka ndarë foto nga Praga teksa ka takuar Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Rama shkruan krahas fotos se kanë diskutuar për rrugëtimin e vendit tonë drejt BE.  

“Me Ursula von der Leyen, Presidenten e saporizgjedhur të Komisionit Europian, për piketat e rrugës sonë të përbashkët europiane”, shkruan Rama.

Në takimin me liderët europianë kryeministri Edi Rama pritet të diskutojë e lobojë edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian, teksa vendi ynë është në pritje të konferencës së dytë ndërqeveritare.

Forumi GLOBSEC mbahet për herë të parë në Çeki nga 30 gusht deri më 1 shtator. Dhjetëra udhëheqës dhe specialistë do të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen me fokus tek rivalitetit i Fuqive të Mëdha dhe Rendit Evropian të Sigurisë.

1725027161_edirama.jpg