Holandë/ Rutte: Duam të kemi një nismë të përbashkët Shqipëri-Holandë për integrimin! Rama: E dua BE, por është një dashuri e ashpër

AMSTERDAM- Holanda mbështet fort Shqipërinë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian dhe për të treguar, kryeministri Martk Rutte tha se dy vendet po planifikojnë që të kenë një nismë të përbashkët anëtarësimin në familjen Europiane.

Nga Amsterdami, në konferencën e përbashkët për mediat, Rutte doli hapur pro 'Open Balkan', duke e cilësuar si një nismë tepër pozitive, që përshpejton procesin e integrimit për Shqipërinë.

"Kjo nismë është pozitive (...) kjo përshpejton edhe anëtarësimit. (...)Duam të kemi një nismë të përbashkët Shqipëri-Holandë sesi ta drejtojmë procesin e integrimit në BE", tha Rutte.

Rutte u shpreh optimist se Maqedonia e Veriut do ta pranojë propozimin francez dhe për rrjedhojë nuk do të jetë e nevojshme ndarja me Shqipërinë në rrugëtimin e integrimit. Megjithtë, nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pra Maqedonia ta refuzojë si propozim, atëherë Rutte theksoi se Shqipëria do të ketë një mbështetje më të madhe nga vendet Europiane që ta vazhdojë rrugën drejt BE-së, e vetme.

"Nëse Maqedonia nuk do e pranojë propozimin francez, Shqipëria do të ketë më tepër mbështetje nga kolegët që ta vazhdojë e vetme rrugën, por shpresoj që të mos jetë e nevojshme", tha Rutte.

Kësaj here, Rama, pati një gjuhë më të zbutur ndaj BE-së, duke thënë se ka një dashuri të madhe ndaj saj, por e ka kuptuar se është një dashuri e ashpër. Ai tha se Shqipëria është me këmbë në tokë dhe nuk kërkon menjëherë integrimin në Be-së, por çeljen e bisedimeve, pasi është e vetëdijshme për problemet që ka.

"Nëse nuk do kishim probleme me korrupsionin, tani do thoshim që ne duhet të jemi në BE. Ka ende shumë për t'u bërë", tha Rama.

Kryeministri Rama ndodhet Holandë, në vijim të turit që ai ka ndërmarrë në qytetet kryesore evropiane , për të biseduar rreth çështjes së integrimit, pengesat që Shqipëria po has në procesin e hapjes së negociatave. Pas konferencës për shtyp, vizita, e cila përkon edhe me ditëlindjen e kreut të qeverisë shqiptare, do të mbyllet me një darkë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:05
Rama: Serbinë ta marrim në Bashkimin Evropian, mos ta lëmë me Rusinë

 

Në konferencën e përbashkët për shtyp në Amsterdam me kryeministrin holandez Mark Rutte, kryeministri Edi Rama theksoi se Serbia nuk duhet të lënë në krah të Rusisë.

“Lidhur me Ballkanin e Hapur, kam folur me Markun dhe me udhëheqës të tjerë. Ballkani është pjesa më e cënueshme e zinxhirit që mund të preket dhe larg qoftë të thyhet si pasojë e luftës në Ukrainë dhe në anën lindore. Rusia ka një influencë të qartë brenda, ka disa lidhje tradicionale.

Ndaj, unë besoj se duhet ta marrim Serbinë me ne dhe mos ta lëmë të shkojë nga ana tjetër. Ballkani i Hapur ka ndihmuar e po kështu qëndrimi për t’i thënë gjërat, për të nxitur Serbinë të bëhet pjesë e të harmonizohet me sanksionet, por nga ana tjetër të kuptohet që ka nevojë për kohë, ky është qëndrimi i duhur”, tha ai.

Ora 20:00
Kryeministri holandez tregon prapaskenën: Gati u kapëm fizikisht me Ramën në Sofje

 

Kryeministri holandez, Mark Rutte në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tregoi një episod kur të dy gati sa nuk janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

“Më kujtohet samiti i Ballkanit Perëndimor në Sofje, ku gati u kapëm fizikisht me njëri-tjetrin. Por ende asokohe mbanim pas çështjet e anëtarësisë.  Megjithatë, Shqipëria ka punuar për këto çështje.  Kemi pasur bashkëpunim. Ka një problem të vendeve të lira për gjyqtarë në Shqipëri, pasi është pastruar sistemi, por ndërkohë duhet të plotësohen këto vende bosh.  Njerëzit duhet të shkollohen. Nuk keni arritur maksimumin, por dhe në Holandë nuk janë të përsosur”- tha Rutte.

Ora 19:42
Rutte: Nëse Maqedonia e Veriut s’pranon propozimin francez, ‘pro’ ndarjes së Shqipërisë

 

Kryeministri holandez, Martk Rutte tha se nëse Maqedonia e Veriut nuk pranon propozimin francez, atëherë Shqipëria do të ketë më tepër mbështetje për të vijuar e vetme këtë rrugë.

"Nëse Maqedonia nuk do e pranojë propozimin francez, Shqipëria do të ketë më tepër mbështetje nga kolegët që ta vazhdojë e vetme rrugën, por shpresoj që të mos jetë e nevojshme", tha Rutte.

Ora 19:31
Rama: Holanda investuesi më i madh në Shqipëri, në fillim të vitit tjetër presim një lajm të mirë për energjinë

 

Kryeministri Edi Rama u shpreh se bashkëpunimi Shqipëri-Holandë është i shkëlqyer, ndërsa theksoi se është vendi me investimet më të mëdha në Shqipëri.

"Ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. Holanda renditet mes investuesve më të mëdhenj në Shqipëri, kemi Shell, me shpresë presim një lajm të mirë, në fillim të vitit, falë një kërkimi të Shell në vendin tinë, nëse do jetë kështu do  kemi mundësi të festojmë për energjinë dhe burimet e reja", tha Rama.

Ora 19:24
Rutte: Duam të kemi një nismë të përbashkët Shqipëri-Holandë për integrimin në BE

Kryeministri holandez Mark Rutte tha se dëshiron që të kenë një nismë të përbashkët shqiptaro-holandeze për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Jam dakord plotësisht për Komiteti Politik Evropian. Ideja jonë për sonte është që të kemi një ide të re, një nismë shqiptaro-holandeze që do jetë pjesë e takimit të parë, ende nuk e kemi diskutuar këtë, por unë nuk dua që të largohesh i mërzitur nga ndërtesa. Më pëlqen shumë të kemi një nismë të përbashkët shqiptaro-holandeze sesi ta drejtojmë procesin, përgjithësisht deri më tani ka qenë ide franceze dhe është debatuar për orë të tëra në këshill, por nuk është debatuar askund tjetër. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, kjo është një nismë e BE, të tjerët do ftohen, duhet të jetë në nivele të larta. Kjo është diçka që do e diskutojmë sonte në darkë por mendoj se do jetë një ide e shkëlqyer për të patur një nismë të përbashkët.”, Rutte.

Ora 19:22
Rutte lavde Ramës për Balkanin e Hapur: Është drejtuesi më me përvojë që ka marrëdhënie të mira me të gjithë

 

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte i ka thurur lavde kryeministrit Edi Rama, në këtë konferencë për shtyp që përkon edhe me ditëlindjen e kreut të qeverisë shqiptare.

'Ballkani i Hapur' dhe nisma të tilla kërkon lidership, dhe drejtuesi më me përvojë që ka marrëdhënie të mira me të gjithë është ky burri që ka ditëlindjen", tha Rutte.

Ora 19:17
Rutte: 'Ballkani i Hapur' nismë pozitive, përshpejton anëtarësimin në BE

 

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte ka dalë hapur pro 'Open Balkan', sipas së cilit është një nismë që ndihmon në përshpejtimin e anëtarësimit të BE.

"Gjithçka që mund të bëhet, dhe Rama është një ndër udhëheqësit më me përvojë në raport, dhe për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve të rajonit, nën udhëheqjen e tij fakti që kjo nismë ka ecur përpara është pozitive, do e rekomandoja që shumë vende të diskutojnë çështjet e interesit të përbashkët, për të ecur në një strukturë të përbashkët ekonomike dhe kjo përshpejton edhe anëtarësimit dhe që tensionet të mos bëhen të papërballueshme", tha Rutte.

Ora 19:11
Rama: Mark Rutte më mësoi ta dua BE, por që do jetë dashuri e ashpër

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin holandez, Edi Rama vlerësoi marrëdhëniet Shqipëti-Holandë, ndërsa tha se i është mirënjohës Rutte që po bën përpjekje për ta nxitur Ballkanin drejt Europës.

“Të shpreh mirënjohjen e vërtetë për Holandën, për qëndrimin e tyre të rreptë, me mbështetjen e tyre në terren përmes një programi Matra, që ka bërë ndryshimin në çuarjen para të reformës në drejtësi, që ka forcuar marrëdhënien tinë, në fund ne kuptuam që Holanda ishte serioze lidhur me kritikizmin e saj, por edhe Holanda e kuptoi që ne ishim seriozë në përmbushjen e detyrimeve tona.  Jam mirënjohës Markut, për përpjekje për ta shtyrë Ballkanin drejt europës. Në një farë mënyrë Marku më mësoi që mund ta duash BE, por do jetë dashuri e ashpër.”, tha Rama.

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 04/07/2022 20:22

    Po po nga java tjeter jemi ne BE , keta tallin b….n sa per te kaluar kohen

    Përgjigju
    • Lala: 04/07/2022 23:42

      Or tej, po ku na qenke ti per europe?

  • BENI: 04/07/2022 20:08

    NUK TE FUT NE EUROPA ASNJEHERE O RAMA O BUDALLA,,,PA PLOTESUAR KUSHTET,,,,QE JANE NJESOJ SOT E 30 VJET,,,LUFTE NDAJ KORRUPSIONIT,,,KRIMIT,,TRAFIQEVE..,,///

    Përgjigju
    • Shqipoja: 04/07/2022 23:41

      Ehu ti kerkoke shume tani

  • Olti: 04/07/2022 20:02

    Nje konference me lajme shume pozitive

    Përgjigju
  • Edison: 04/07/2022 20:01

    Shume gje e mire qe kemi marredhenie te mira me Holanden

    Përgjigju
  • Meri: 04/07/2022 19:58

    Shqiperia do te ndihmoet shume nga kjo mbeshtetje qe po i vjen nga Hollanda.

    Përgjigju
  • Alma: 04/07/2022 19:55

    Mbeshtetja nga Hollanda do te na sjelle ndihme te madhe ne ecurine tonoe drejt BE. Shpresoj me te mirat per vendin tone

    Përgjigju
  • arta: 04/07/2022 19:53

    Sa mire ka fol Rama per kte tem.Duam me te vertete te jemi ne BE dhe presim qe te tregohen te drejte dhe te behemi anetare te saj pikerisht per punen serioze qe kemi bere.

    Përgjigju
  • ela: 04/07/2022 19:52

    Normale qe e duam BE sepse kemi dhen shum nga vetja dhe jemi perpjekur shume per te plotesuar cdo kusht qe na kerkohet dhe uroj te marim ate qe meritojme

    Përgjigju
  • Moza: 04/07/2022 19:46

    Marrdheniet midis shqiperise dhe holandea jane forcuar shume dhe me vjen mire qe shteti hollandez po na mbeshtet.

    Përgjigju
  • Elona: 04/07/2022 19:45

    E falenderojm kryeministrin hollandez qr na mbeshtet dhe me vjen mire qe kemi kaq shume marrdhenie te mira.

    Përgjigju
  • Mondi: 04/07/2022 19:38

    Me pelqen sesi hollanda ka nje pikpamje pozitive per ballkanin e hapur dhe per antarsimin e shqiperise ne be , kjo do te thote shume per shqiperine

    Përgjigju
  • Bora: 04/07/2022 19:34

    Be e ka treguar veten e vet qe ne momentin qe na premtoi vertet shume dhe ne fund serish nuk i hapen negociatat per ne

    Përgjigju
  • kaludio: 04/07/2022 19:33

    dicka shume pozitive per shqiperine te kete mbeshtetjen e nje shteti te fuqishem ne be si hollanda

    Përgjigju
  • Marjo: 04/07/2022 19:27

    Me vjen mire qe kryeministri hollandez e mbeshtet kete nisem te duhur per Shqiperine dhe jo vetem por mbeshtet shqiperine edhe per tu antarsuar ne BE.

    Përgjigju
  • Miranda: 04/07/2022 19:27

    Si gjithmone jam e sigurte qe z. Rama do ndjeki politikat e duhura per ta zhvilluar vendin perpara.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Thirrjet për kursimin e energjisë elektrike, mendoni se zbusin pasojat e krizës energjetike?



×

Lajmi i fundit

Ja kush është autori 24-vjeçar i vrasjes në Sarandë (FOTO)

Ja kush është autori 24-vjeçar i vrasjes në Sarandë (FOTO)