Basha: Qindra-mijëra njerëz të përmbytur! Rama: Nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona! I përdorin fatkeqësitë për kamerdare, ashtu si edhe 'Nusretin' dhe Tiren (VIDEO)

Situata e reshjeve që solli përmbytjet në vend ka sjellë një debat mes Kryeministrit Rama, kryetarit të PD-së Lulzim Basha dhe kreut të LSI, Monika Kryemadhi. 

Rama doli sot në një konferencë për shtyp për mediat dhe deklaroi se situata e përmbytjeve të ditëve të kaluara ishte një situatë e vështirë por as nuk mund të krahasohet me vitin 2010 edhe pse reshjet ishin shumë herë më të mëdha se atëherë.

Pas konferencës për shtyp të Kryeministrit Rama me ministrat Peleshi dhe Ekonomi, ka reaguar edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. Ai u shpreh se situata është e rëndë edhe sot ndërkohë që Qeveria bën vetëm propagandë. 

"Edhe sot që flasim qindra, mijëra banorë, mijëra familje janë nën ujë. Shtëpitë e tyre janë në prani të ujit, janë të rrethuara nga uji, janë me mungesa të mëdha të ujit të pijshëm, të ushqimeve, medikamenteve. Po flas për zona në të gjithë Ultësirën Perëndimore. Ne jemi përpjekur me rrjetin tonë të vullnetarëve të bëjmë gjithccka dhe do të vijojmë ta bëjmë.  E vetmja qeveri në botë që fatkeqësinë e shikon si propagandë është kjo. Njeriu që është 8 vite Kryeministër. Të gjithë e dinë që përmbytja në S hkodër ka ardhur nga kaskada e Drinit.  Njerëzit janë nën ujë dhe ky thotë nuk shihni investimet. Kush ka qenë 8 vite Kryeministër? Kush ka pasur miliarda euro në duar për të zgjidhur problemet? Paralajmërohet edhe nesër një tjetër ditë e acartë. Kujt t'i  kërkojnë llogari njerëzit? Kushdo po mundohet të bëjë aq sa mundet. Ky që e ka përgjegjësinë me ligj bën propagandë. 8 vite vetëm duke fajësuar të tjerët për dështimet e tij. Ky dështak që prodhon vetëm dështime.  Të bëhemi të gjithë bashkë dhe ta largojmë. Po mundohet të bëjë propagandë duke gënjyer, mashtruar. Nga mëngjesi deri në darkë vetëm propagandë. Ka ardhur koha ta largojmë dhe të kemi një qeveri të përgjegjshme dhe një Kryeministër serioz", tha Basha.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Rama pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha për përmbytjet. Rama shkruan në Tëitter me ironi se të vetmit që janë nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona dhe se të gjitha këta i përdorin fatkeqësitë si kamerdare. 

Në debatin mes Ramës dhe Bashës për përmbytjet është përfshirë edhe Kryemadhi. Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se një qeveri e paaftë di vetëm të justifikohet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
Basha-Ramës: Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë

1610716376_Basha30qershor847x477.jpg

Vijon 'ping-pongu' i akuzave mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Në një postim në Twitter kreu i PD i kthen përgjigje Kryeministrit.

"Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre", shkruan Basha.

 

 

Ora 14:28
Kryemadhi: Edhe 100 ditë për ndryshimin, Rama është krizë

Në debatin mes Ramës dhe Bashës për përmbytjet është përfshirë edhe Kryemadhi. Në një postim në Facebook, Kryemadhi shkruan se një qeveri e paaftë di vetëm të justifikohet.

"Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! 25 prill 2021"

Ora 14:01
Rama: Nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona! I përdorin fatkeqësitë për kamerdare, ashtu si edhe 'Nusretin' dhe Tiren

1610709123_ramaa.jpg

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Kryeministrit Rama pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha për përmbytjet. Rama shkruan në Twitter me ironi se të vetmit që janë nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona.

"Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot" sipas LB! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliiri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë kamerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për kamerdare! Po halli është që s'i pret kush matanë", shkruan Rama.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 17/01/2021 00:42

    IK O QELBESIRE,,IK O KRIMINEL I FELLIQUR ,,KE VRARE 4 VETA NE BULEVARD BASHKE ME SALI BERISHEN,,,ASGJE NUK HARROHET....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla