Konferenca ndërkombëtare për financat e gjelbra, drejtori i AMF: Faktorët mjedisorë duhen bërë pjesë e politikave financiare

TIRANË- Në konferencë ndërkombëtare për mundësitë ekologjike për sektorin financiar në Shqipëri, drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Ervin Mete, u shpreh se në Shqipëri ka iniciativa, ndërsa shtoi se obligacionet e gjelbra janë një mundësi e mirë investimi.

‘Sektori financiar, rol kyç në financimet pro mjedisit. Financimet e gjelbra, trend evropian dhe botëror. Ka iniciativa në Shqipëri, por dhe hapësira për shumë më tepër. Obligacionet e gjelbra, alternativë e mirë investimi. Faktorët mjedisorë duhen bërë pjesë e politikave financiare’- u shpreh Mete.

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, u shpreh se përmes një strategjie afatmesme synojmë të përfshijë praktikat e gjelbra të procesit të Ministrisë së Financave me mbështetje të Bankës Botërore.

‘Ne komponentin green do ta përfshijmë edhe në gjithë kurrikulat e arsimit profesional. Ofrimi i garancive për investitorët e mundshëm do jetë gjithashtu një nga objektivat tona afatmesme.  Gjithashtu jemi duke punuar për përfarimin e politikave fiskale dhe buxhetore. Nga ana tjetër do punojmë për forcimin e institucioneve publike që të jemi të gatshëm tu përgjigjem sfidave të gjelbra. Do doja të theksoja rëndësinë që ka puna jonë e përbashkët në dobi të brezave të ardhshëm.’- u shpreh ministrja e Financave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:44
Veliaj: Sot Tirana është qyteti më i pastër në rajon, cilësia e ajrit vlerësohet me notën 8-9 dhe 10 nga sateliti i BE

 

Tirana është sot një qytet shumë më i pastër për shkak të politikave të gjelbra të ndërmarra nga bashkia. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pranishëm në Konferencën Ndërkombëtare për Mundësitë Ekologjike për Sektorin Financiar në Shqipëri, tregoi përmes një shembulli të thjeshtë se cilat janë vendimet që kanë sjellë këtë rezultat.

“Kur filluam punë në Bashkinë e Tiranës, sateliti Kopernik, i cili mat cilësinë e ajrit në të gjitha qytetet e Europës (është një shërbim pa pagesë i BE-së), nga një vlerësim 1-10, Tiranës i jepte vlerësimin 2-3. Sot, tani që po flas po futem live në aplikacion, vlerësimi për cilësinë e ajrit në Tiranë është 8, kurse në ditët pa makina shkon 9-10. Ky vlerësim nuk është 8 sepse flasim bukur, por është i tillë sepse kemi marrë vendimet e duhura. Qendra e Tiranës, nga një rrethrrotullim i madh makinash, sot është sheshi më i madh në Europën Juglindore. Pazari i Ri, nga një vend ngarkim-shkarkimi në mes të Tiranës, sot është një tjetër hapësirë pa makina. Këtu, mbas kurrizit tonë, ishte një landfill i vogël, m’u në qendër të Tiranës, Muret e Kalasë, por sot është një tjetër hapësirë e kthyer jo vetëm në një pol ekonomik me shumë biznese, por edhe më e pastër. Kjo do të thotë se e paskemi vetë në dorë. Mënyra se si sillemi, mënyrë si investojmë, si i marrim vendimet dhe nëse i reflektojmë këto vendime, ashtu siç i themi në këto takime, atëherë marrim rezultatet për të cilat ju fola dhe sot Tirana është një nga qytetet më të pastra në rajon”, tha Veliaj.

Ai tha gjithashtu, se një tjetër vendim i rëndësishëm nga Bashkia e Tiranës ka të bëjë me Zonën e Lirë Ekonomike në Kashar.

“Bashkia e Tiranës sapo është licencuar nga qeveria, që të operojë një zonë të lirë ekonomike në Kashar; është një hapësirë prej rreth 60 ha dhe që tani kemi klientët e parë potencialë, një prej tyre është kompania më e madhe data-center e Izraelit. Siç pamë edhe rrezikun që na solli hakerimi nga forcat armiqësore, si rasti i Iranit që dëmtoi shërbimet tona, gjithnjë e më shumë lind nevoja për më shumë ‘cyber security’, por edhe më shumë eficencë në mbajtjen e arkivave. Ndoshta, mënyra më e sigurt dhe më efiçente, edhe nga ana energjetike, është krijimi i një data-center të madh dhe ky është klienti i parë që është ofruar për zonën e lirë ekonomike të Tiranës. Një kompani amerikane, e cila prodhon biçikleta elektrike në Pakistan, është klienti i dytë që është ofruar për zonën tonë të lirë ekonomike. Një kompani italiane, që prodhon makina elektrike, është klienti ynë i tretë dhe së fundmi, një kompani aziatike, që prodhon autobusë elektrikë, është klienti ynë i katërt, në katër ditë pasi kemi marr licencën për të operuar,” deklaroi kreu i Bashkisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur