Konferenca në Paris, Beqaj: Ulet
vdekshmëria e foshnjave në vend

Konferenca në Paris, Beqaj: Ulet<br />vdekshmëria e foshnjave në vend
Ulet numri i vdekshmërisë së foshnjave në Shqipëri. Kjo si pasojë e bashkëpunimit mes institucionit arsimor, shëndetësor dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale duke garantuar një rritje të shëndetshme për fëmijët.
 
Ky raport është bërë i ditur nga ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë një konference rajonale dy ditore, mbajtur në Paris me përfaqësues të nivelit të lartë të OBSH nga 40 vende evropiane.
 
Në vitin 2013 vdekshmëria foshnjore arrinte mesataren 7. 9 , ndërsa ne vitin 2015 kjo mesatare është ulur ne shifrën 7.1. Sipas Beqajt, ulja e vdekshmërisë foshnjore ka ardhur si pasojë e sigurimit të mirëqenies dhe politikave të mbrojtjes sociale për fëmijët, kryesisht për atë kategori që ka më shumë nevojë.
 
Në konferencën e mbajtur në Paris u nënvizua fakti se pavarësisht progresit për garantimin e mirëqenies për fëmijët, në disa shtete vijon të jetë një problem madhor.
 
Nga 28 shtete të BE-së, në 20 prej tyre, fëmijët përballën me kërcënimin e varfërisë së skajshme apo të përjashtimit social. Drejtoresha e Zyrës Rajonale të OSHB-së për Evropën, Zsuzsabba Jakab vuri theksin në përforcimin e masave dhe bashkëpunimit mes shteteve, si dhe duke nënvizuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit mes tyre institucionet arsimore, shëndetësore dhe mirëqenies sociale.
 
Sipas Jakab sektori i shëndetësisë nuk mund të trajtojë i vetëm një gamë të plotë të politikave për krijimin e kushteve të nevojshme për rritjen e shëndetshme të fëmijëve.

[gallery]20095[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit