ATHINE-Deputetit të parlamentit shqiptar Kosta Barka, i është ndërprerë fjala gjatë një konference mbajtur në Athinë me temë “Vorio Epiri, e shkuara, e tashmja, e ardhmja" organizuar nga partia Demokracia e Re e Antonis Samaras. Kosta Barka e ka nisur fjalën e tij duke folur për përcarjen e minoritetit grek në Shqipëri, por kjo ka ngjallur reagime nga të pranishmit në këtë aktivitet, duke e akuzuar madje se përfaqësuesit e këtij minoriteti në Kuvendin e Shqipërisë, nuk kanë bërë asgjë për të.
IKONOMU:ATHINA SKA BËRË ASGJË
Ka qënë ish-konsulli i Përgjithshëm në Korçë, Theodhor Ikonomu, i cili ka deklaruar se është njësoj sikur në parlamentin shqiptar të mos kishte asnjë deputet që përfaqëson minoritetn grek, pasi ata asnjëherë nuk kanë folur për problemet e këtij minoriteti. Ikonomu ndërkaq lëshoi kritika edhe për Athinën, duke u shprehur se Greqia nuk po i gjendet pranë minoritetit grek në Shqipëri.
DEMOKRACIA E RE:KUSHT MINORITETI
Ndërkaq përfaqësues të parisë Demokracia e Re theksuan se Greqia kërkon miqësi dhe bashkëpunim me Shqipërinë por parakusht I rëndësishëm për këtë është respektimi i të drejtave të njeriut për helenizimin e Epirit të Veriut. Për partinë Demokracia e Re mbijetesa etnike dhe fizike e Vorio Epirit është e panegociueshme- u theksua në Konferencë .
(jd/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com