/ATSH- I. Vata/- Konferenca Rajonale "Dialogu për Partneritet për Qeverisje të Hapur në Ballkanin Perëndimor 2015", e inicuar nga ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, ka nisur punimet e saj me sesionin hapës. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare e Administratës Publike .
Në këtë konferencë të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership, ose shkurt OGP), e cila është e para që zhvillohet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, marrin pjesë përfaqësues të nivelit të lartë nga qeveritë dhe parlamentet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të lartë të ambasadave të BE dhe SHBA në Tiranë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile që punojnë në PQH nga të gjitha vendet e rajonit, ekipet e koordinimit të OGP nga qeveritë e Ballkanit Perëndimor, të cilat tashmë punojnë në zbatimin e OGP në nivel kombëtar, etj.
Ndër sesionet e organizuara ishe edhe "Përmirësimi i shërbimeve publike", konceptuar në formën e pyetje-përgjigje, ku pjesëmarrësve në sallë iu dha mundësia për t'i drejtuar pyetje panelit në lidhje me aksesibilitetn në shërbimet publike, efikasitetin dhe transparencën