Konferenca Tahiri- de Maziere


Ministri Tahiri:  Ju faleminderit të gjithëve! Unë doja të falënderoja për vizitën kolegun de Maiziere, është vizita e tij e dytë në Tiranë dhe takimi ynë i radhës në kuadër të bashkëpunimit bilateral, por dhe më gjerë për adresimin e sfidave të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ajo që na bashkon dhe ajo që kemi arritur deri më sot ndajmë bindjen që është një nxitje shumë e madhe për gjithçka kemi për të bërë në të ardhmen dhe detyrat që kemi në të ardhmen.
Rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në Gjermani, na kanë dhënë mundësinë dhe nxitjen e nevojshme për të forcuar bashkëpunimin tonë shumëdimensional dhe për këtë arsye ramë dakord që të ndërtojmë ura solide bashkëpunimi në kuadër rezultateve që kërkojmë në luftën kundër drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kjo është kryesisht e fokusuar në repartet e forcave speciale të Policisë shqiptare nga njëra anë dhe nga ana tjetër në departamentin e krimit të organizuar ku pas kërkesës sonë Policia Gjermane do mund të sjellë ekspertizë të kualifikuar që ti bashkohet mbi baza permanente përpjekjeve tona për të arritur rezultate solide në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Çështja e dytë për të cilën biseduam ka të bëjë me problemin e refugjatëve dhe të emigracionit, një sfidë e Bashkimit Evropian, tashmë edhe një sfidë aktuale edhe e Shqipërisë edhe e vendeve të rajoni.
Ne ndajmë bindjen se kjo është një sfidë që shkon përtej kufijve të çdo vendi dhe që nuk lë jashtë asnjërin prej nesh pavarësisht faktit nëse dikush është vendi i Bashkimit Evropian, dikush tjetër jo. Në këtë kuadër lind nevoja për koordinimin dhe bashkëpunim maksimal të vendeve të rajonit, ndërmjet vendeve të rajonit dhe vendeve të Bashkimit Evropian për të gjetur zgjidhe Evropiane për problemet Evropiane.
Gjithashtu biseduam në këtë kuadër për çështjen e azilkërkuesve si një problem i cili kërkon zgjidhje imediate, e informoma kolegun për gjithçka kanë bërë autoritetet shqiptare në rrugëzgjidhjen që duhet të marri ky problem.
Së pari informova që masat e marra nga autoritetet Shqiptare dhe gjithashtu nga autoritetet Gjermane kanë dhënë efekt duke ulur numrin e atyre që kërkojnë azil në Gjermani, por duke rritur numrin e atyre që kthehen në Shqipëri dhe nga ana tjetër e informoma për ndërgjegjësimin konstant që bëjnë autoritetet Shqiptare duke i bërë të ditur qytetarëve Shqiptarë se praktikisht mundësitë për të fituar azil në vendet e Bashkimit Evropian në mënyrë të veçantë në Gjermani janë zero.
Nga njëra anë informova kolegun sipas te dhënave tona daljet nga kufiri Shqiptar nga pikat e kalimit kufitar të  Republikës së Shqipërisë janë vetëm    0.6% më shumë krahasuar me ato të një viti më parë, gjë që do të thotë sipas të gjitha të dhënave që kemi pjesa me e madhe e azil kërkuesve shqiptar në Gjermani janë shqiptarë prej kohësh rezident në Greqi dhe nga ana tjetër e falënderova për masat që ka marrë qeveria e Gjermanisë për të zhdukur ato që kemi quajtur faktor nxitës dhe fitues për shtetasit që kërkojnë azil në këto vende dhe këtu bëhet fjalë për klasifikimin e Shqipërisë ne listën e vendeve me origjinë të sigurte dhe bëhet fjalë për ndreqjen e elementëve te tjerë si ndihma ekonomike dhe aftësia për punësim që do të dekurajonin kërkesat për azilkërkim nga shtetasit Shqiptarë.
Të gjitha këto kanë sjelle në rezultate pozitive me frenimin e kërkesave për azilkërkim nga njëra anë dhe nga ana tjetër në gjetjen e rrugëve të duhura për incentiva të ligjshëm që do të bënin të mundur punësimin e ligjshëm të shtetasve Shqiptar në Republikën e Gjermanisë.
Kjo do të thotë që nga njëra anë ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me njëri- tjetrin për të frenuar azilkërkimin e paligjshëm dhe nga ana tjetër për të zhvilluar programe adekuate për punësimin e ligjshëm të shtetasve Shqiptar në Gjermani për bashkëpunimin intensiv ndërmjet dy vendeve do të zhvillojë mundësi reale këtu për të siguruar punësim të ligjshëm në Gjermani.
Jemi të vetëdijshëm që sfidat që kemi përpara janë gjithmonë më shumë se arritjet që kemi lënë pas dhe vetëm bashkëpunimi intensiv dy palësh por jo vetëm është rruga për zgjidhje definitive çështjeve që shqetësojnë më shumë shoqërinë tonë.
Faleminderit dhe unë do t’ ja jepja fjalën kolegut!
Ministri de Mazeire: Shumë i nderuar z.Tahiri, pra koleg, është e vërtetë, unë jam për herë të dytë në Tiranë por së bashku jemi takuar edhe më parë, ju keni qenë për një vizitë zyrtare në Berlin.
Jemi takuar gjithashtu në kuadër të takimeve në Luksemburg dhe në Bruksel. Jemi si të thuash, kolegë të vjetër edhe pse ju keni moshë të re.
Dëshiroj që prej bisedës sonë mund të shquaj 3 pika kryesore: Pikë së pari bashkëpunimi në fushën e sigurisë.
Gjermania, prej datës 1 janar të vitit të ardhshëm do të vendosë në Tiranë një oficer ndërlidhës të vetin, në fushën apo sektorin e luftës kundër krimit të organizuar. Dhe mendoj që do të kemi një bashkëpunim mjaft të mirë.
Lufta kundër kriminalitetit, po ashtu edhe ajo kundër korrupsionit, është mjaft e rëndësishme, sepse krimi i organizuar dhe kriminaliteti janë si një formë tumori në shoqëritë tona.
Dhe është detyra jonë e vazhdueshme dhe do të jetë detyra jonë e vazhdueshme, t’i luftojmë në mënyrë intensive. Dhe këtë ta bëjmë jo vetëm brenda kufijve tonë kombëtarë, por aq më tepër në nivel ndërkombëtar.
Dhe ne i konsiderojmë me respekt të gjitha arritjet dhe progreset e qeverisë shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar, në mënyrë të veçantë në sektorin e luftës kundër lëndëve narkotike.
Dhe është një luftë kjo që është në interesat tona të përbashkëta.
Ia vlen që të intensifikojmë bashkëpunimin tonë në këtë drejtim, sepse të gjithë ato droga që sekuestrohen në Shqipëri, nuk bien në duart e gabuara në Gjermani.
Në javët në vijim do të vijë në Tiranë një ekspert i Zyrës Federale të Krimeve i cili së bashku me kolegët e tij këtushëm, do të këshillohet e konsultohet se si mund të formësohet në mënyrë sa më profesionale dhe efektive të mundshme lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne më kënaqësi jemi të gatshëm të japim mbështetjen tonë në këtë drejtim
Tema e dytë të cilën dëshiroj të përmend këtu është ajo e emigracionit në tërësi, e cila është një tematikë apo një problematikë që nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me azilkërkuesit shqiptarë por është një sfidë mjaft e madhe evropiane, një sfidë mjaft e madhe ndërkombëtare. Dhe si e tillë duhet të menaxhohet në nivel evropian.
Shqipëria ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në mënyrë të veçantë, unë dëshiroj të përmend mini-samitin e të dielës së shkuar dhe ne dëshirojmë sigurisht të mbështesim atë në mënyrë të tillë që Shqipëria të mos shndërrohet në një itinerar të shmangies së lëvizjes negative (refugjatëve).
Sigurisht që për probleme globale nuk mjafton të merret thjeshtë dhe vetëm një masë. Na nevojiten shumë masa që duhet të ndërmerren. Kështu të tilla janë për shembull mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së, ose ngritja e të ashtuquajturave “hot-spot”-e në Greqi dhe Itali.
Gjermania ka vendosur që të shtojë kontributin e vet në këtë drejtim përmes një pjesëmarrjeje më intensive në kuadër të Frontex-it. Po kështu edhe përmes dyfishimit të punonjësve të vet nga 50 në 100 “hot-spot”-et e përmendura.
Dhe si tematikë të tretë diskutuam rreth azilkërkuesve shqiptarë apo atyre që udhëtojnë dhe vijnë si të tillë pra me pasaporta shqiptare në Gjermani. Për ne ky është një shqetësim i madh ndërkohë sepse nuk kaq absolutisht asnjë lloj arsyeje pse nga Shqipëria njerëzit të vijnë dhe të pretendojnë se janë të përndjekur politikisht. Kjo është e papranueshme.
Shqipëria është një vend i origjinës i sigurt, Shqipëria ka një sistem demokratik, ndaj nuk ka arsye pse të pretendohet që këtu ekziston përndjekje politike.
Sigurisht siç është mësuar, prurjet gjatë këtij viti kanë qenë mjaft të larta. Bëhet fjalë për rreth 50 mijë azilkërkues që vijnë nga Shqipëria apo që vijnë me dokumente shqiptare identifikimi dhe që kanë aplikuar për statusin e azilantit në Gjermani.
Numri i tyre muajt e fundit mund të thuhet që ka rënë, por gjithsesi, në qoftë se do ta përmendja, vazhdon të  mbetet shqetësuese. Tetori për shembull, do të përmendja 4 mijë azilkërkues shqiptarë.
Shpesh shqiptarët vijnë në Gjermani duke qenë plotësisht të qartë për arsyet për të cilat ata kanë ardhur atje. Ata shprehen se e dinë të gjithë që nuk ia vlen të përmendet arsyeja e përndjekjes politike, por sepse ata janë aty për të kërkuar punë dhe për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës.
E sigurt është që të gjithë këtyre do t’u refuzohet aplikimi për azil. Është thënë në Shqipëri se ekzistojnë disa faktorë që i tërheqin shtetasit shqiptarë që të shkojnë drejt Gjermanisë.
Sikurse mund të jenë që në momentin e mbërritjes atje ata do të marrin mbështetje financiare, do t’u jepet punë, do t’u jepet shtëpi. Asnjëra nga këto nuk është e vërtetë. Krejt në të kundërtën në jemi përpjekur kohët e fundit pra të reduktojmë të gjithë këta faktorë që nxisin shqiptarët në këtë lëvizjes të tyre, sikurse është të zëvendësojmë asistencën financiare me shërbime, të përshpejtojmë procedurat.
Në këtë kuadër, të gjithë azilkërkuesit që vijnë nga Shqipëria do të priten fillimisht në strukturat e para të pritjes, në mënyrë të tillë që brenda 3 javësh të merret vendimi i refuzimit për azilkërkimin e tyre.
Nga ana tjetër, ajo që do të përmbyllte këtë procedurë do të ishte rikthimi i këtyre shtetasve, qoftë ky vullnetar i tyre, qoftë ai me forcë pra, dëbimi prej vendit. Ne gjithsesi i jemi shumë mirënjohës qeverisë shqiptare, për faktin që ka qenë gjithmonë e gatshme për të pranuar të gjitha rastet e personave të rikthyer. Dhe në javët në vijim do të ketë një numër në shtim të këtyre raste, pra të rasteve të rikthimeve. Gjithashtu ne jemi të bindur që të gjitha rastet e rikthimeve këtu, trajtohen në mënyrën e duhur. Dëshirojmë që të gjithë ata persona shtetas shqiptarë, që dëshirojnë të vijnë në Gjermani, të shfrytëzojnë për këtë qëllim rrugët legale, mundësitë legale. Për këtë ekziston një bashkëpunim ndërmjet dy qeverive tona, ekziston bashkëpunimi me Ambasadën gjermane në Tiranë, por kurrsesi nuk mund të këtë mundësi të statusit të azilantit për shtetasit shqiptarë në Gjermani. Kjo rëndon, është një barrë më shumë për marrëdhëniet tona dhe nuk është mirë për sigurisht bashkëpunimin.
Faleminderit shumë për bisedën dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
Ministri Tahiri: Për efekt kohe ne do të donim të prisnim vetëm nga një pyetje nëse është e mundur!
Gazetari: Duke qartë që ju keni një vëmendje ndaj Shqipërisë. Kurrë më parë ndonjë ministër i Brendshëm Gjerman nuk e ka vizituar Tiranën brenda një kohe kaq të shkurtër, herën e parë për terrorizmin dhe herën e dytë për azilin. Mendoj që Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat për terrorizmin dhe ne duhet të marrë ndonjë shpërblim më tepër për këtë se vendet në Rajon. Por, pyetja ime është azilantët. A do të ishte ky mendimi juaj politik nëse nuk do të kishte një konflikt në Siri dhe nuk të përfshihet edhe ju në një premtim për pranimin e dy milionë apo më shumë azilantësh nga Siria. Nga ky vendim duket qartë se keni dalë në një përfundim se ata nuk janë të përndjekur politikisht, por janë të përndjekur ekonomikisht. A mendoni se nuk duhet ta përfitojnë këta shqiptarë një ndihmë ekonomike nga shteti juaj dhe ky vendim i juaj politik ishte marrë më parë konfliktit në Siri apo u mor pas konflikti në Siri. Faleminderit!
Ministri de Maiziere: Pozicioni Gjerman duhet të kishte qenë plotësisht i njëjti edhe në rastin nëse Gjermania nuk do të ishte përballur me problemin e refugjatëve që vijnë nga Siria apo nga vende të tjera.
Sigurisht në Gjermani për shtetasit Shqiptar nuk ka asnjë arsye pse duhet të aplikojnë për marrjen statusin e azilantit, në opinion publik Gjerman është hapur ndërkohë një diskutim mjaft i madh lidhur me numrin e personave që Gjermania do të marrë, pra lidhur me kapacitet pranuese të Gjermanisë , ndaj për këtë arsye ne duhet të jemi mjaft të qartë në dallimin e atyre personave realisht kërkojnë apo kanë nevojë pikërisht për mbrojtje dhe atyre që vijnë thjesht dhe vetëm për arsye ekonomike.
Gazetari: z. Ministër, ju folët pak më herët për shifra alarmante të Shqiptarëve që kërkojnë azil në shtetin tuaj,50.000 mijë vetëm gjatë këtij viti. Ndërsa kolegu juaj tha se numri më i lartë që këkrojnë azil në Gjermani janë Shqiptarë që vijnë nga Greqia. A mund ti konfirmoni ju këto të dhëna, sa është numri i Shqiptarëve që janë aktualisht në Greqi dhe kërkojnë azil në shtetin tuaj dhe sa janë që jetojnë në Shqipëri dhe kërkojnë azil në vendin tuaj. Nëse më lejoni z. Ministër kam edhe një tjetër pyetje. Në takim është biseduar për mundësitë që Shqipëria të presë një numër konkretë të azilantëve Sirianë dhe a do të ketë fonde nga Gjermani apo vendet e Bashkimit Evropian për këtë? Faleminderit!
Ministri de Maiziere: Të njëjtën pyetje më bëri edhe kolegu im gjatë bisedës që patëm para pak minutash. Në fakt është një pyetje të cilës unë për fat të keq është një pyetje që s’mund ti jap përgjigje sepse njerëzit vijnë atje dhe paraqesin pasaportat e tyre Shqiptare dhe ne nuk mund të ndërmarrim masa që të mund të resheshojmë në të shkuarën e këtyre njerëzve.
Sigurisht nëse ata do të paraqisnin pasaporta apo dokumente identifikimi Greke do të kishin të drejtë për të qëndruar në Gjermani duke qenë se është vend i Bashkimit Evropian por pa pasur mundësi të përfitonin nga mbështetja financiare. Më vjen keq, por ketë lloj pyetjesh apo statistikash nuk i kam pasi gjatë anketimit apo marrjes në intervistë të këtyre njerëzve shumë prej tyre ndoshta nuk thonë të vërtetën.
Ministri Tahiri: Unë do përgjigjem shkurt për pyetjen që më bëtë, por nëse më lejoni do të doja të prekja pak pyetjen që bëri kolegu juaj lidhur me interesimin nëse i takon ose jo qytetarëve shqiptarë qe shkojnë kërkuar azil në Republikën e Gjermanisë për të përfituar ndihmë financiare.
Është kjo arsyeja pse dy vendet po bashkëpunojnë mbi bazën bilaterale për të zhvilluar programe konkrete bashkëpunimi për punësimin e ligjshëm të qytetarëve shqiptarë.
Këto programe tashmë kanë filluar dhe janë zëvendësimi më i mirë i përpjekjes pa rezultat për të shkuar dhe për t’u nisur përfitimin kërkimin e azilit ekonomik që është praktikisht e pamundur.
Ndaj për qytetarët shqiptarë mesazhi është shumë i qartë të nisesh nga Shqipëria për në Gjermani me kërkesën për të fituar azil kjo nuk ndodh, por këtu në Shqipëri mund të kërkosh dhe të përfitosh mundësi për punësim të ligjshëm në Gjermani në rast se hyn brenda kritereve kjo është zgjidhja e duhur për problemin që ju parashtruat e para dhe e dyta nuk biseduam për shifra konkrete me kolegun lidhur me mundësinë potenciale që të stacionohen në Shqipëri apo të tranzitojnë përmes Shqipërisë refugjatë.
Pra nuk biseduam për shifra konkrete dhe ne nuk besojmë se zgjidhja e këtij problemi evropian është çështje shifrash.
Vendi ynë, Institucionet shtetërore, Ministria e Punëve të Brendshme dhe të gjithë instancat e tjera kanë hartuar të gjithë strategjinë e nevojshme për të mos qenë kurrë përballë një surprize dhe për të mos qenë kurrë të papërgatitur, por nga ana tjetër ashtu siç Kryeministri e ka theksuar në mbledhjen e liderëve të para pak ditësh, ashtu siç e theksuam përsëri me kolegun dhe ashtu siç kemi propozuar disa herë për probleme evropiane meritohet zgjidhje Evropiane.
Kjo do të thotë që pavarësisht se një vend anëtar i Bashkimit Evropian apo një vend tjetër siç është rajoni i Ballkanit jo anëtar i Bashkimit Evropian, për sa kohë përballen me këtë sfidë duhet bashkërisht t’ i dalim përpara dhe t’i japim zgjidhje këtyre sfidave.
Faleminderit!

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Blinken në Izrael: Moment vendimtar për armëpushimin