Konfindustria kërkesë Kuvendit: Të ngrejë Komision Hetimor për menaxhimin e sistemit energjetik

Konfindustria kërkesë Kuvendit: Të ngrejë Komision Hetimor për menaxhimin e sistemit energjetik

Konfindustria sërish i ka bërë thirrje Kuvendit që të krijojë një komision hetimor për vlerësimin e sistemit energjetik. 

Në kushtet e krizës energjitike të shpallur dhe shkaqet e krijmit të saj, Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të krijojë komision hetimor për vlerësimin e menaxhimit të sistemit energjitik në vitet 2021-2022.

Njëkohësisht, si pjesë e procesit të sipërpërmendur, sipas Konfindustrisë, ERE/Enti Rregullator i Energjisë të thërritet në seancë dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë për të dhënë shpjegimet për vendimet e fundit për fashën e energjisë, 5- fishimin rritjes së çmimi dhe vlerësimin e pavarësisë institucionale të tij,

'Konfindustria vlerëson, se ngritja e komisionit hetimor nga Kuvendi i Shqipërisë për menaxhimin e sistemit energjitik, është tepër e vonuar dhe duhet të ishte kryer menjëherë pas shpalljes së krizës energjitike në vitin 2021. Vlerësojmë, se në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike se nevojat për konsum të brendshëm dhe pa shpjegime kaloi në krizë. Ka të dhëna të shumta të besueshme, që shkaqet e kalimit në krizë energjitike në vitet 2021-22 lidhen me keqmenaxhimin skajor të sistemit. Shpjegimet lidhur me kalimin në krizë energjitike në kushtet e mësipërme duhet të hetohen dhe të bëhen të njohura për publikun nga komisioni hetimor i Kuvendit të Shqipërisë. Konfindustria vlerëson, se Shqipëria, që prodhon energji elektrike nga burimet ujore, është relativisht e pavarur nga tregjet ndërkombëtare të lidhura me gazin rus dhe konfliktin në Ukrahinë. Në kushte të një menaxhimi normal të sistemit energjitik dhe strategjive profesionale Shqipëria jo vetëm nuk duhet të kishte kaluar në krizë energjitike, por duhet të kishte përfituar epersi të rëndësishme ekonomike dhe tregtare në kushtet e sotme të zhvillime ndërkombëtare energjitike.'- thuhet në njoftimin e Konfindustrisë.

Konfindustria vlerëson, se edhe në kushtet e çmimeve të sotme të parritura, bizneset dhe konsumatorët tariforë në Shqipëri kanë çmimet më të larta të energjisë elektrike dhe karburante në rajon. Rritja e mëtejshme e çmimeve të energjisë elektrike do të ishte shkatërruese për bizneset, mirëqënien e qytetarëve dhe zhvillimin e ekonomisë kombëtare.

Qeveria vendosi të shtyjë pa afat hyrjen në fuqi të faturimit të energjisë elektrike me fashën 800 kilovat që pritej të niste nga 1 tetori. Me këtë vendim, konsumatorët familjarë do të vazhdojnë të paguajnë 9.5 lekë për kilovat. Megjithë përmirësimin e lehtë të situatës, kryeministri Rama nuk ndali thirrjet për të kursyer energji elektrike.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ladi: 03/10/2022 09:44

    Konstatim i sakt, jo vetem keq menaxhim, por edhe me dashjeper perfitime personale te drejtuesve te KESH, OSHEE, etj. E Larguan Heton (dhe ben sh mire), por kane mbetur deget e tij Vladimir Hodaj me shoke, te cilet kane bere shitje kur s duhej dhe blerje ne situate te pa favorshme vetem per perfitime milionash.e njejta gje tek Oshee. Duhen hetu nga SPAK jo nga parlamenti se jane te njeanshem...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë