Kriza energjetike, Konfindustria kritika qeverisë: Merrni anije me qira nga Bangladeshi, por prej 11 vitesh mbani në 'konservim' TEC-in e Vlorës

Kriza energjetike, Konfindustria kritika qeverisë: Merrni anije me qira nga Bangladeshi, por prej 11 vitesh mbani në 'konservim' TEC-in e Vlorës

Konfindustria

Teksa e gjithë bota po përballet me krizën energjetike, Konfindustria i ka bërë kërkesë qeverisë që të marrë masat për të vënë në gjendje pune TEC-in e Vlorës. Duke ironizuar një masë të qeverisë për të sjellë anijet me qira për energji nga kompani amerikane private duke thënë se vijnë nga Bangladeshi, Konfindustria shkruan se prodhimi i energjisë elektrike nga TEC i Vlorës me fuqi të instaluar 100 MGË do t’i shmangte shqiptarëve mbi 70 milionë dollarë kosto.

Sipas Konfindustrisë, është e papranueshme që prej 11 vitesh lihet jashtë funksionit TEC i Vlorës për një defekt teknik që do të kushtonte 10 herë më pak se shuma që do t’i jepet anijeve për energji elektrike. Nuk mungoi kritika për kryeministirn Rama që nuk mori asnjë masë për kthimin në punë, edhe pse u paralajmërua kriza energjetike.

“Konfindustria i kërkon qeverisë, që në kushtet e gjendjes së krizës së shpallur energjitike, të marri masat për të vënë në gjendje pune sa më shpejt TEC-in e Vlorës. Gjithashtu, është e rëndësishme të kuptohet, se përse dhe cilët janë agjensitë publike dhe individët përgjegjës të mosvënies në funksion deri tani.

Prodhimi i energjisë elektrike nga TEC- Vlorës me fuqi të instaluar afër 100 MGw do të shmangte plotësisht sjelljen e anijeve gjeneruese nga Bangladeshi, që do ti kushtojnë taksapaguesve shqiptarë mbi 70 milionë $USA, përveç dëmeve të mëdha mjedisore shoqëruese të tyre.

“Mbajtja në “ konservim” dhe jo në gjendje pune e TEC-it i kushton më shumë se 1 milion $/vit buxhetit i KESH.sha. duke u përcjellë drejtpërdrejtë në rritjen shtesë të çmimit të energjisë elektrike për bizneset dhe qytetarët shqiptarë.

Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme dhe e pashpjegueshme, që prej më shumë se 11 vitesh TEC-i Vlorës është lënë jashtë funksionit dhe nuk prodhon energji elektrike për shkak të një problemi teknik. Defekti teknik kushtonte më pak se 7 milion $USA, ose 10 herë më pak se qiraja që do tu paguhet anijeve të Bangladeshit.

Asnjë përpjekje nuk u ndërmorr për të kthyer në gjendje pune TEC-in e Vlorës edhe pas shpalljes nga Kryeministri Rama të gjendjes së krizës energjitike në vitin 2021 dhe në vazhdim”, shkruan Konfindustria.

Kujtojmë se qeveria ka marrë vendimin për të marrë 2 anije me qira nga kompani amerikane private të cilat do të vendosen në Triportin e Vlorës dhe do të prodhojnë energji elektrike. Marrëveshja për energjinë elektrike e nënshkuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një projekt 2-vjeçar. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 12/10/2022 15:13

    TEC i Vlores duhet te kete doshe soeciale ne prokurori per dy fazat,si per marrjen ne dorezim te tij ashtu dhe konservimi i tij per 11 vhet per te cilen eshte pergjegjese qeveria Rama dhe keshilltaret e tij qe nuk e vune ne pune .Mos harroni se per ndertimin e tij jane paguar 100 milion dollar nga taksapaguesit shqiptar

    Përgjigju
  • Fshati: 12/10/2022 10:42

    Ne kemi lene pushim TEC-in e vlores,kemi lene pushim rafinerine e Ballshit, kemi lene pushim metalurgjikun, kemi lene pushim hekurudhat, kemi lene pushim shume gjera qe tani jane jashte perdorimit si rezultat i nje pushimi te stergjatur. Me siguri miqte tane Greqia dhe Serbia do te na ndihmojne si gjithemone, s'ka arsye per tu shqetesuar.

    Përgjigju
  • Plage nga e shiuara: 12/10/2022 09:44

    Te cohen ne SPAK ata qe e ndertuan me difekt, pasi harxhuan me miliona euro ne te.

    Përgjigju
  • Hoxha: 12/10/2022 09:29

    Enver Hoxha ishte ndyresire por kishte nje gje te mire ketyre bastardeve qe vidhnin dhe shperdoronin pasurine e vendit edhe miun e shtepise ja denonte me burg perjete kurse ky sistem i korruptuar prej me shume se 30 vjetesh pervec se ndonje shofer , roje apo lulishtar nuk ka fut njeri ne burg qe mbase ilace per femijet i befshin pisat

    Përgjigju
  • romeo: 12/10/2022 09:20

    Keta te konfindrustise flene gjume se teci i Vlores qe kur eshte ndertuar asnje here nuk eshte vene ne pune.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro

Juventusi në garë, Cristian Shpendi në Torino për 4 milionë euro