-
Kriza energjetike, Konfindustria kritika qeverisë: Merrni anije me qira nga Bangladeshi, por prej 11 vitesh mbani në 'konservim' TEC-in e Vlorës
Teksa e gjithë bota po përballet me krizën energjetike, Konfindustria i ka bërë kërkesë qeverisë që të marrë masat për të vënë në gjendje pune TEC-in e Vlorës. Në një reagim thonë se është e papranueshme që prej 11 vitesh lihet jashtë funksionit TEC i Vlorës për një defekt teknik.
12 Tetor 2022, 08:57 -
Masat e BE-së për kursimin e energjisë, vitrinat e lokaleve pa ndriçim, fiken edhe reklamat e dyqanet, do të punojnë me orar të shkurtuar
Anëtarët e Bashkimit Evropian, po hartojnë me nguti planin për reduktimin e konsumit të energjisë për shkak të frikës nga mungesat që kërcënojnë në dimër. Rezervat e gazit në BE aktualisht janë plot 71 për qind, rreth 9 për qind më pak sesa objektivi i vendosur nga BE-ja në fillim të kësaj vere.
11 Tetor 2022, 08:39 -
Zili evropiane për 'dyherë-bamin' energjetik të Gjermanisë
Në 29 shtator qeveria gjermane shpalli se do të mbështesë me 200 miliardë euro, me 5% të Produktit të Brendshëm Bruto të Gjermanisë, sipërmarrjet dhe familjet për të ulur faturat e energjisë. Si bazë për ndihmën do të merret kostoja e energjisë e vitit të kaluar. Qeveria ofron kompensimin e diferencës ndaj çmimeve aktuale të energjisë.
7 Tetor 2022, 22:55 -
Botimi në fletoren zyrtare i vendimit të ERE për fashën 800 kilovat, Ministrja e Energjisë: Është e drejta e qeverisë nëse e aplikon apo jo
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka sqaruar botimin në fletoren zyrtare të vendimit të ERE për rritjen e çmimit të energjisë me 42 lekë për ata që konsumojnë mbi 800 kWh
5 Tetor 2022, 13:37 -
Vendimi: Institucionet shtetërore të kursejnë 15% të energjisë në krahasim me një vit më parë! Nëse nuk arrihet targeti, gjobiten me 50 mijë lekë drejtuesit
Qeveria ka vendosur që të gjithë institucionet shtetërore të kursejnë 15% të energjisë elektrike duke bërë krahasim me 1 vit më parë. Për këtë do të emërohet një administrator energjetik në çdo institucion dhe nëse për 2 muaj nuk arrihet targeti, do të gjobitet me 50 mijë lekë gjobë.
5 Tetor 2022, 12:55 -
Kriza energjetike në Evropë, Ursula von der Leyen propozon vendosjen e një çmimi tavan për gazin
Komisioni europian po vlerëson mundësinë e vendosjes se një çmimi tavan për gazin natyror që përdoret për prodhimin e energjisë elektrike. Kështu deklaroi sot presidentja e KE, Ursula von der Leyen pas presionit të shumë vendeve anëtare.
5 Tetor 2022, 10:48