Komisioneri Publik ankimon vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, Kujtim Luli.
Pasi shqyrtoi vendimin, Komisioneri Publik vlerëson se referuar gjendjes së provave dhe fakteve të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe në konsideratë të juridiksionit rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, subjekti i rivlerësimit, Kujtim Luli nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Procesi i rivlerësimit për prokurorin Luli u krye nga trupa gjyqësore e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Xhensila Pinen. Kujtim Luli e ka nisur karrierën si prokuror ushtarak në vitin 1992, funksion që e ka mbajtur deri në vitin 2002. Prej gati dy dekadash ai ka ushtruar funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme. Në vitet 2015-2017, Luli ka punuar gjithashtu si prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrësit.
Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më 17 nëntor, prokurori Kujtim Luli u përball me pyetje për përfitimin e një kredie të butë. Relatorja e çështjes, Brundilda Bekteshi tha në seancë se Luli kishte përfituar kredi të butë, ndonëse zotëronte më parë një banesë me sipërfaqe 55.9 m2 të përfituar nga privatizimi.
Njoftimi i komisionerit publik:
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 318, datë 3.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, z. Kujtim Luli, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme.
Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm, vlerëson se referuar gjendjes së provave dhe fakteve të administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe në konsideratë të juridiksionit rivlerësues të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, subjekti i rivlerësimit, z. Kujtim Luli nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Komisioneri Publik, nëpërmjet këtij ankimi, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 318, datë 3.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe të vendosë shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Kujtim Luli.
Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/
Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.
Po per kete Iliba Bezatin gjobvensen e apelit vlore skeni ndonje lajm se cfare u be ne KPK, apo kunata e saj Kryetarka Balluku nuk publikon njoftime. Ahahaha strategji e njohur e kalon vetingun
Përgjigju