Patrick Robson de Souza nuk do jetë në dispozicion të trajnerit Orges Shehi te Tirana për të paktën katër muaj. Sulmuesi 24-vjeçar do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ligamentet e gjurit të djathtë dhe do mungojë katër muaj.
Kampionët në fuqi të Shqipërisë mbeten pa një nga sulmuesit anësor, që durrsaku i stolit e kishte titullar gjatë këtij sezoni. Brazilani u dëmtua një javë më parë në derbin e humbur 2-0 me Partizanin.
Në intervistën e fundit, Shehi tregoi se frika ishte që Patrick të mbyllte sezonin, gjë që edhe ka ndodhur. Patrick këtë sezon ia ka dalë të shënojë gjashtë herë, me Tiranën që shpreson në rikuperimin e Abazaj.
Pas 25 javëve, Tirana me 43 pikë mban kreun e renditjes, ndjekur nga Partizani me 41 pikë.