Konfiskohen 350 kg marihuanë

Konfiskohen 350 kg marihuanë
350 kilogramë drogë të llojit marihuanë janë konfiskuar nga policia e Kosovës.
 Kjo është sasia më e madhe e konfiskuar deri më tani dhe kjo është arritur pas një operacioni të gjerë policor që u zhvillua në lokacione të ndryshme, ku u arrestuan 5 të dyshuar, njëri në Pejë, njëri në fshatin Xërxë, 2 në Rahovec dhe ndërsa një tjetër, që është shtetas i Maqedonisë, është arrestuar në pikë kalimin e Hanit të Elezit. 

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, e quajti si një sukses të madh këtë aksion dhe shkatërrimin e një rrjeti të organizuar kriminal. Sipas tij, kjo ka peshë të madhe në proceset integruese. 331 paketime të drogës që supozohet të kenë vlerën 245 mijë euro, janë gjetur në një kamion të tipit Iveco me targa të Maqedonisë. Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar pesë të dyshuar. Një armë automatike e llojit Skorpion; Një karikator me dhjetë fishekë të kalibrit 7.65 mm; Një kamion të llojit Iveco me targa maqedonase. 

Gjithashtu janë konfiskuar edhe 2 automjete të tjera dhe një shumë parash. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës është në kërkim edhe të disa të dyshuarve të tjerë.
Në Xërxë të Rahovecit, policia ka hasur një parcelë që dyshohet të jetë mbjellë me bimë narkotike të tipit kanabis. 
Policia e hetimeve rajonale ka bërë bastisjen e shtëpisë së pronarit të tokës, me ç`rast ka konfiskuar një armë gjuetie, ndërsa personi i dyshuar nuk ishte në shtëpi. 
/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin

Bido denoncon: Gjikuria 'fushatë' në 2 të mëngjesit në Kuç, Gjekmarkaj fushatë me foton e Spiromilos që dogji Borshin