TIRANE- “Drejtësia jo vetëm që duhet të jepet, por edhe duhet të duket”. Kjo është fjala principale që ka përdorur gjyqtarja e Administratives së Tiranës, Nafije Hasko, në vendimin për përjashtimin e gjyqtares Enerjeta Shehaj, për çështjen civile ku ish-kryeprokurorja Ina Rama ka paditur KLD dhe Presidentin e Republikës, Bujar Nishani.
Pikërisht në këtë vendim Hasko pranon kërkesën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Presidentit Nishani, për përjashtimin e gjyqtares Shehaj, me argumentin se paraqeste arsye serioze njëanshmërie, pasi disa kohë më parë bashkëshorti i saj, Erjon Shehaj, ishte propozuar nga kryeprokurorja Ina Rama, prokuror në Lezhë. Mirëpo 22 ditë pas këtij vendimi e njëjta gjykatë për të njëjtin object, atë të përjashtimit të gjyqtarit Emiljano Roli, por këtë rradhë të depozituar nga ish-kryeprokurorja Ina Rama, ka marë një vendim kontradiktor me të parin, duke rrëzuar kërkesën e Ramës.
Ish-kryeprokurorja nëpërmjet avokatëve të saj ka argumentuar se gjyqtari i zgjedhur për gjykimin e padisë së saj, Emiljano Ruli, kishte konflikt interesi në gjykim, pasi të paditur ishin KLD dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, të dy institucione që kanë firmosur, duke promovuar emrin e gjyqtarit në fjalë.
Por, ndryshe nga vendimi i 5 majit 2014 që Gjykata Administrative pranonte kërkesën e KLD për përjashtimin e gjyqtares Enerjeta Shehaj, me argumentin e konfliktit të interesit, në vendimin e 27 majit e njëjta gjykatë vendos të rrëzojë të njëjtën kërkesë, me argumentin se gjyqtari Ruli nuk ka qënë në pozitat e mirënjohjes, por ai i është nënshtruar një konkurimi të drejtë dhe ligjor. Në fakt dhe prokurori Erjon Shehaj i është nënshtruar një konkurimi të drejtë dhe ligjor në Këshillin e Prokurorisë, por një gjë e tillë nuk u morr parasysh nga kjo gjykatë
Argumenti për Ina Ramën
Në vendimin e gjyqtarit Erarbër Madhi, ku Ina Rama kërkonte përjashtimin e Emiljano Rulit për shkak të konfliktit të interesit me KLD dhe presidentin Nishani, thuhet se: ”Gjykata vlerëson se në rastin konkret, nuk jemi përpara një rasti kur janë vërtetur arsye serioze njëanshmërie, kjo për sa kohë që në procedurën e emërimit të gjyqtarit Ruli pranë Gjykatës Administrative, ka pasur një procedurë të rregullt konkurimi mbi bazën e meritave të vlerësimit të njohurive teorike e praktike.
Mbi bazën e këtyre meritave konform ligjit 49/2012 është ndjekur procedura ligjore e emërimit të këtij gjyqtari, për të cilin po shqyrtohet kërkesa për përjashtim, përmes fazës së propozimit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë e më pas dekretimit nga Presidenti i Republikës. Kjo për faktin se emërimi i këtij gjyqtari në këtë detyrë nuk ka ardhur për shkak të ndonjë preference personale të KLD në çastin e propozimit të tij apo Presidentit të Republikës, në çastin e dekretimit të tij, por ka ardhur si pasojë e një procedure konkurrimi të hapur e vlerësimi sipas aftësive personale në testimin e zhvilluar.
KLD dhe Presidenti Nishani thjesht kanë qënë në rolin e çertifikuesit të rezultatit gjatë konkurrimit. Për pasojë në rastin konkret gjykata çmon se nuk provohet se ekzistojnë arsyet serioze njëanshmërie. Gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetëm Kushtetutës dhe Ligjit”-thuhet në vendimin e rrëzimit të kërkesës së Ina Ramës.
Argumenti për KLD
Në vendimin e 5 majit 2014 të Nafije Haskos, ku kërkues për përjashtimin e gjyqtares Enerjeta Shehaj është KLD, thuhet: ”Në analizën e ligjit dhe fakteve të provuara në gjykim, gjykata vlerëson se ekzistojnë fakte të vërtetueshme që mund të ngrenë dyshime përsa i përket paashmërisë së gjyqtares, për shkak të emërimit të bashkëshortit të saj Erjon Shehaj, si prokuror në Lezhë, mbi propozimin e ish-kryeprokurores paditëses Ina Rama dhe nisur nga rrethanat konkrete objektiviteti i këtyre dyshimeve është mjaftueshmërisht i bazuar.
Këto janë prova dhe fakte që gjyqtarja nuk ofron garanci të mjaftueshme për të përjashtuar çdo dyshim të arsyeshëm për paanësinë e saj në gjykimin e kësaj çështje, duke konsideruar se drejtësia jo vetëm që duhet të jepet, por edhe duhet të duket që po jepet. Në rrethanat e mësipërme gjykata vlerëson se gjyqtarja Enerjeta Shehaj në rastin konkret paraqet arsye serioze njëanshmërie”-thuhet në vendimin e Nafije Haskos.
KONFLIKTI RAMA-NISHANI, JA SI NISI
Beteja ligjore mes ish-kryeprokurores Ina Rama, KLD dhe presidentit Nishani, ka nisur për shkak të rrëzimit të kërkesës së saj për rifillimin e punës së gjyqtares, pranë gjykatës së Apelit në Tiranës. Kjo kërkesë mbështetej në ligjin për Prokurorinë e Përgjithshme, pas përfundimit të mandatit të saj si kryeprokurore.
Mirëpo në datën 24 shkurt 2014 me vendimin nr.16 KLD, ka refuzuar këtë kërkesë, duke detyruar Ina Rama të kërkojë në gjykatë kundërshtimin e këtij vendimi dhe pagesën financiare mujore që nga periudha kur ajo duhet të ishte punësuar si gjyqtare.

(NË FOTO: Faksimile e vendimit të Gjykatë Adminitratike ku pranon kërkesën e KLD për përjashtimin e Gjyqtares Enerjeta Shehaj dhe faksimile e vendimit të së njëjtës Gjykatë ku rrëzon kërkesën e Ina Ramës për përjashtimin e gjyqtarit Emiljano Ruli për shkak të konfliktit të interesit me KLD dhe Presidentin)
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 4 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com