Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi janë konfliktuar me armë me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi në Mbastar-Ferko në Fier, ku pas një konflikti për motive të konsideruara nga policia "të dobëta", mbeti i plagosur një 20-vjeçar i përfshirë në sherr. Albion Bullgari ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut për jetën. Në pranga ranë edhe Arian Gega 44 vjeç, Albes Gega 23 vjeç, si dhe vetë i plagosuri.