Moderatorja e ‘Big Brother Vip’, Arbana Osmani, ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me lajmet që qarkullojnë se Donald Veshaj kanë pasur debat me produksionin për çmimin e madh, duke bërë që të heqë dorë edhe nga emisioni ‘Më lër të flas’.
Lajmet se vëllezërit Veshaj kanë pasur debate me produksionin, u nxitën edhe nga fakti se Donaldi dhe Beatrix nuk shkuan në afterpartyn me banorët e tjerë pas spektaklit.
Arbana Osmani, në një postim në Instagram i ka sqaruar të gjitha, ku thekson se deklaratat e produksionit po keqpërdoren ndërsa shpreson që vala e këtyre reagimeve të përfundojë, pasi askush nuk është kundër askujt.
“Po shoh që në mediat online të etura për klikime po keqpërdoret çdo deklaratë, status, koment i bërë nga produksioni i Big Brother Vip, duke i konsideruar “kunja” dhe insinuar një konflikt që nuk ekziston dhe as nuk do të ekzistojë ndonjëherë. Unë dhe Top Channel i jemi falënderues dhe mirënjohës çdo konkurrenti në këtë Big Brother, aq më tepër Donaldit, i cili na ka dhuruar emocione pafund. Big Brother ka përfunduar dhe bashkë me të uroj të mbarojë shpejt edhe vala e dëshirës për të vënë kundër njerëz që vetëm kundër nuk kanë qenë, nuk janë e nuk do të jenë ndonjëherë”-shkruan Osmani.
Por, Osmani duket se nuk ka dhënë sqarime se pse Donaldi nuk ka qenë pjesë e xhirimeve të post Big Brother Vip.
Nuk mbulohet muti me shurre.... Donaldi ishte fitues por programacioni ja dha Ilir pleres....
Përgjigju