Konflikt në takimin e kandidatëve të Berishës për primaret në Kurbin! Pas sherrit me nënkryetarin e PD, anëtari qëllon me armë! Shpallet në kërkim

LAÇ - Takimi i ‘Rithemelimit’ në Kurbin nuk ka qenë aspak i qetë pasi ka përfunduar në të shtëna me armë zjarri. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka patur konflikt mes nënkryetarit të PD së Rithemelimit, Kastriot Marku dhe anëtarit Van Rica, 53 vjeç për kandidatët e primareve të Sali Berishës. Në kërkim është shpallur Van Rica.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, ku brenda degës së PD së Rithemelimit, nisi konflikti pasi anëtari mbështeste një tjetër kandidat për primaret në Kurbin. Në debat e sipër, Van Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik. Rica është punonjës i një policie private, detaj i cili ndihmon për të kuptuar pse ai dispononte një armë. Burime bëjnë me dije se qëlloi në ajër, e për pasojë nuk pati të lënduar. 

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje. Ende mbetet e paqartë për cilët kandidatë nisi konflikti. 

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë me të cilën ka qëlluar anëtari. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:35
Konflikti me armë në degën e PD në Kurbin/ Dalin FOTOT, kush është anëtari i Rithemelimit dhe nënkryetari që debatuan për kandidatët e primareve

1669671422_page.jpg

Report Tv ka siguruar fotografinë e anëtarit të Rithemelimit, Van Rica, punonjës i një policie private që ka qëlluar me armë pas konfliktit me nënkryetarin Kastriot Marku për kandidatët e primareve.

Ora 20:46
Si nisi konflikti për kandidatët e primareve të Berishës! Qëlloi me armë zjarri nënkryetarin e PD së Rithemelimit, shpallet në kërkim anëtari (EMRAT)

1668876794_policianaten1.jpg

Policia ka dhënë detajet e të shtënave me armë zjarri në Kurbin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin shpallën në kërkim Van Rica, 53 vjeç, , për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, "Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi, rreth orës 17:30, Policia e Kurbinit ka marrë njoftim për një konflikt, gjatë së cilit,një shtetas kishte  qëlluar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, ku ka rezultar se: Dega lokale e një subjekti politik, në Kurbin po zhvillonte një mbledhje dhe gjatë saj, ka pasur një debat mes shtetasve Kastriot Marku, dhe një anëtari, mbështetës i një kandidati tjetër primar, nga ky subjekt politik, për Kurbinin.

Në debat e sipër, shtetasi Van Rica ka qëlluar me armë zjarri në korridor dhe është larguar menjëherë nga ambientet e degës së subjektit politik. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas të pranishëm gjatë konfliktit, për t’i marrë në pyetje dhe vijon puna intensive për kapjen e Van Ricës.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën  shtetasi V. R., tashmë  i shpallur në kërkim, dyshohet se ka qëlluar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Heu bre: 28/11/2022 22:37

    Van Cica qenka bo trim. Na rrufsh tocin o Van cica

    Përgjigju
    • Zef: 29/11/2022 07:09

      Tkem ta di emrin ty nuk du gja tjeter nket bot.

  • Hundsqepari: 28/11/2022 22:27

    Ca merret me kto vemje policia. Duhet rrasur ne biruc Salih Ram Berisha qe eshte koka e qelbur e kti vendi. Vitet qe i kan ngelur ti kaloj ne Spac e ta provoj vuajtjen e atyre qe i dergoi me spiunlliqet e tij. Salih, vetem spaci te ben derman ty. Te kalbesh aty si pusht qe je

    Përgjigju
  • Muahahaha: 28/11/2022 21:19

    Ja dhe kokpalaret e Birishes. Duan dhe pushtet. Ptuuu klysha

    Përgjigju
  • Shkosdrani: 28/11/2022 20:38

    Shteti, po që së ka shtet, të ndaloj dhe arrestoi Berishen, Salil , për thirrje të rrëzimit të rendit kushtetues.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare