Konfliktet dhe retorika e ashpër, KQZ apel forcave politike: Po cenoni standardet e zgjedhjeve

Konfliktet dhe retorika e ashpër, KQZ apel forcave politike: Po cenoni standardet e zgjedhjeve

Përplasjet në Elbasan dhe sherri mes Luciano Bocit dhe biznesmenit

Ngjarjet e fundit të ndodhura, konfliktet politike dhe gjuha e ashpër e udhëheqësve ka detyruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të reagojë dhe të apelojë për qetëse.  Përmes një deklarate KQZ thotë se sjellja konfliktuale nuk shërben për zgjedhje të lira, të ndershme e demokratike. KQZ apelon për qetësi dhe respekt ndaj kundërshtarit

"Duke marrë në konsideratë retorikën politike të ditëve të fundit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në përmbushje të përgjegjësive të veta dhe me qëllimin për të përgatitur, zhvilluar dhe administruar zgjedhjet e datës 25 prill, në përputhje me standardet më të mira për zgjedhje të lira, të drejta dhe të ndershme, i bën apel të gjithë aktorëve politik për vetëpërmbajtje dhe maturi në sjelljen dhe mesazhet politike dhe elektorale të tyre.  Duhet mbajtur në vëmendje se sjellja dhe retorika e udhëheqësve dhe përfaqësuesve politik ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë tek mbështetësit e tyre, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cenimin e standardeve të zgjedhjeve në vendin tonë", thuhet në deklaratë.

KQZ nënvizon se partitë politike janë një element themelor i sistemit demokratik të vendit dhe janë një mjet thelbësor i shprehjes së vullnetit politik të qytetarëve dhe si të tilla kanë përgjegjësinë dhe detyrimin ndaj qytetarëve që të sillen me përgjegjshmëri dhe maturi.

"Gjuha e ashpër dhe sjellja konfliktuale nuk i shërben interesit të qytetarëve për zhvillimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike, kusht për integrimin evropian të vendit. Jemi në prag të fillimit të fushatës zgjedhore ndaj kandidatët dhe partitë politike duhet të respektojnë konkurrentët e tyre.  Zgjedhjet janë për qytetarët dhe fushata zgjedhore është faktori kryesor/qendror në formimin e opinionit të zgjedhësve, ndaj duhet respektuar e drejta e qytetarëve për të krijuar opinionin e tyre në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, si dhe të drejtën e tyre për të pasur zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike. Gjithashtu, në respekt të standardeve të zgjedhjeve të ndershme, KQZ i bën apel edhe zyrtarëve të angazhuar si garues në zgjedhjet e datës 25 prill, që të ndajnë angazhimin e tyre si kandidat për deputet me atë të drejtuesit të entit shtetëror përkatës", vijon deklarata e KQZ, e cila në fund nënvizon se zhvillimi i një gare të ndershme, në kushte të barabarta dhe duke respektuar standardet e kërkuara zgjedhore, i shërben zhvillimit demokratik të vendit.

Kujtojmë se javët e fundit me afrimin e datës së zgjedhjeve janë ndezur gjakrat në kampet politike.  5 ditë më parë në Elbasan pati një konflikt të ashpër. Një grup militantësh, të organizuar dhe me flamujt e Partisë Demokratike në duar, në mes të kremtimeve për këtë festë mijëra vjeçare, teksa Kryeministri Rama po kalonte në bulevardin kryesor të qytetit, ku ishte aty për të vizituar një panair agrobiznesi që ishte hapur me rastin e 14-Marsit, thirrën 'Rama ik', duke sjellë reagimin e socialistëve. Episodi degjeneroi në përplasje fizike dhe vetëm ndërhyrja e policisë mundi të shmangë precipitimin e mëtejshëm, duke shoqëruar në Komisariat disa persona. Ndërkohë që dje po në Elbasan kandidati i PD-së, Luçiano Boçi u përplas dhunshëm me biznesmenin Gjergj Luca, të cilin e akuzon si të Partisë Socialiste.  Përplasja ka ndodhur në një lokal në Labinot, ku Boçi po zhvillonte një takim me disa banorët të zonës.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë