Konflikti brenda PD-së, Veliaj: I kemi mundur, me vulë dhe pa vulë, të bashkuar dhe copë e çikë

Konflikti brenda PD-së, Veliaj: I kemi mundur, me vulë dhe pa vulë, të bashkuar dhe copë e çikë

Erion Veliaj

Partia Socialiste e ka mundur Sali Berishën si me vulë, ashtu edhe pa vulë, të bashkuar ose copë e çikë. Me këtë mesazh iu drejtua socialistëve të Njësisë 1, Erion Veliaj, Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës. Sipas tij, PS do të fitojë sërish në zgjedhjet e 2025.

“Sot nuk është çështja te e majta dhe e djathta, sot janë përballë kultura me anti-kulturën. Sot janë përballë vlerat dhe rrugaçëria. Sot është përballë perëndimi dhe talibanët. Ka edhe një parti tjetër që djeg gomat, ndodhet në Afganistan. Quhet Partia e Talibanëve. Ata nuk dinë ta komunikojmë urrejtjen për Perëndimin, për zhvillimin, dhe djegin goma. Por, zgjedhja është shumë e qartë: kush do punën dhe kush do dhunën; kush do që të shkojë përpara, kush do që të shkojë mbrapsht; kush është për njerëzit, kush është kundra njerëzve. Dhe ajo që e do vendin ta çojë përpara, drejt Perëndimit, është vetëm Partia Socialiste e Shqipërisë. Ne ata i kemi mundur, me vulë dhe pa vulë, të bashkuar dhe copë e çikë. Le ta bëjnë formulën si të duan, ne prapë do i mundim ata”, tha Veliaj. 

Ai u ndal edhe te protestat e dhunshme të opozitës me molotovë para Bashkisë së Tiranës. Veliaj u shpreh se sot Shqipëria dhe Tirana janë duke përjetuar ditët më të mira, ndërsa opozita merret me djegie gomash. 

“Sot jemi në ditët tona më të mira dhe këtë e ka realizuar Partia Socialiste e Shqipërisë. Nuk jemi perfektë, por kush ka bërë 99 punë, i bën edhe 100. Kush djeg vetëm goma, kush vret njerëz, kush sakaton kundërshtarin e vet, eventualisht do i bëjë vetes atë që i ka bërë tjetrit. I pashë herën e fundit në protestë, ziheshin kush rrëmbente mikrofonin. Ia hidhnin flakën njëri-tjetrit, thashë do digjen me njëri-tjetrin, dhe si t’ia shpjegosh botës që u dogjën vetë?! Si mund ta bëjë njeri këtë në 2024? Njerëz që theren me njëri-tjetrin kush të shajë më shumë, kush të shpifë më shumë, kush të djegë më shumë”, tha ai. 

Veliaj u shpreh se fajin për këtë sjellje me djegie gomash të opozitës nuk e ka vula.

“Si mundet viti 2024, digjen goma akoma në Tiranë? Mendoni që e kanë fajin vulat? Ata edhe me vulë, prapë goma do djegin! Se vetëm ashtu dinë të komunikojnë, vetëm ajo është gjuha e shenjave të tyre”, nënvizoi ai.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

SKEDA/ Dy dekada në Gjykatën e Elbasanit, Taulant Tafa u shkarkua nga KPK më 2023, apeloi në KPA! KLGJ e shpëtoi më 2022 nga shkarkimi, favorizoi Arben Grorin

SKEDA/ Dy dekada në Gjykatën e Elbasanit, Taulant Tafa u shkarkua nga KPK më 2023, apeloi në KPA! KLGJ e shpëtoi më 2022 nga shkarkimi, favorizoi Arben Grorin