TIRANE- Megjithëse Gjykata Administrative ka urdhëruar Ministrinë e Bujqësisë që të ribëjë procedurën e tenderit për shfrytëzimin e lagunës së Patokut në Laç, ministria nuk është tërhequr nga bindja e saj, se kjo procedurë është e drejtë. Juristët e ministrisë së Bujqësisë dje kanë apeluar në Gjykatën Administrative të Apelit, ku kërkojnë prishjen e vendimit të Gjykatës Administrative
Tiranë dhe pushimin e plotë të çështjes. Sipas ministrisë Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin, arsyeton se KPVK duhet të kishte marrë në konsideratë investimet e kryera për periudhën 2005-2014, që kapin vlerën prej 30.000.000 lekë nga shoqëria “Çali” shpk, si dhe eksperiencën e gjatë të saj në aktivitetin e peshkimit, e cila sipas saj (gjykatës) ishte garanci më shumë ndaj konkurrentit tjetër.
/Shqiptarja.com