JERUZALEM- Policia izraelite ka vrarë një palestinez në Jeruzalemin lindor teksa ky i fundit bënte rezistencë, ngjarje kjo e ndodhur vetëm pak orë pas tentativës së vrasjes së një aktivisti izraelit. Njësitë speciale të policisë kishin rrethuar një shtëpi në lagjen “Abu Tour”, për të arrestuar një të dyshuar për tentativën e vrasjes së Yehuda Glick.
Glick mori lëndime të rënda pas një takimi ku bënte thirrje për qasje më të madhe hebreje në një vend të shenjtë. Ky është i fundit nga një seri incidentesh që kanë çuar një përshkallëzim të tensioneve në Jeruzalem.
Rrjetet palestineze të lajmeve publikuan fotografi ku tregonin trupin e palestinezit, i identifikuar si Moataz Hijazi, mbi çatinë e shtëpisë së tij. Yehuda Glick është një aktivist i njohur për të drejta më të mëdha të hebraikëve në vendin e shenjtë që njihet nga hebrenjtë me emrin Mali i Tempullit, ndërsa myslimanët si Haram al-Sharif, vend i njohur si një nga zonat më të diskutueshme të konfliktit arabo-izraelit.
Një fokus kryesor i zemërimit të palestinezëve në javët e fundit, kanë qenë kolonët e hebrenjve që lëviznin në lagjet kryesisht arabe dhe një numër i lartë i vizitave nga çifutët ortodoksë, përfshi politikanë në kompleksin e shenjtë. Hebrenjtë janë të lejuar të vizitojnë kompleksin, por ndalohen të kryejnë rite fetare. Por, policia ndërmori një hap të pazakontë të mbylljes së vendit të shenjtë për të gjithë adhuruesit dhe vizitorët.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com