Një tjetër temë për të cilën Rama foli në Forumin e Paqes, ishte dhe ajo marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Kryeministri tha se ‘sa më i lumtur komshija, aq më e lumtur shtëpia’ ndërsa dhe njëherë theksoi qëndrimin e patundur për bashkim rajonal, si e vetmja rrugë për paqe.

"Ne jemi të patundur në bindjen tonë që jo vetëm paqja është më mirë se gjithçka tjetër, por sa më i lumtur komshiu aq me e lumtur edhe shtëpia. Pra mos u kujdes vetëm për veten, por mendo edhe për fqinjin.

Gëzo vetë, por edhe sigurohu që fqinji të mos vdesë urie. Ne kemi bashkëpunim me të gjithë në rajon. Me Serbinë kemi një problem të madh që është Kosova. Kosova është një problem sepse për ne është një shtet, jo vetëm për ne por për shumicën e vendeve të BE. Por për Serbinë nuk është.

Por është një problem i madh. Ose do të rrinim me kokën pas dhe të ndiznim tensione dhe të dëmtonin veten ekonominë tonë të ardhmen tonë ose alternativa tjetër, të themi dëgjo nuk biem dakord për këtë, por të punojmë që qytetarët tanë të kenë lirinë e lëvizjes. Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë, për ne që duam të bëhemi anëtarë të BE", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama ‘kritika’ BE-së nga Parisi: Nuk ka plan paqeje dhe as autonomi, Evropa është ballkanizuar! Problemi më i madh me Serbinë është Kosova (VIDEO)