Drejtuesit Republikanë dhe Demokratë i kërkojnë presidentit Barack Obama të sigurojë armë luftarake për Ukrainën në luftën e saj kundër rebelëve pro-Rusë.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë John Boehnerand dhe të tjerë ligjvënës kanë firmosur një letër ku shkruajnë se veprimtaria e Rusisë në Ukrainë është një “dhunim grotesk i ligjeve ndërkombëtare”. Ata deklarojnë se periudha e fundit vetëm ka çuar në fitimin e rebelëve në lindje. Letra është nënshkruar nga 11 ligjvënës, pas kërkesave të Ukrainës se ka nevojë për ndihmën e perëndimit, që t’i sigurojë armë moderne në mbrojtje të sulmeve të mëtejshme nga rebelët.
Një sërë politikanësh i kanë kërkuar Obamës të dërgojë trupa në Ukrainë, duke e kritikuar për pavendosmërinë, ndërsa Obama nga ana tjetër thotë se po e studion ende një mundësi të tillë, nëse dialogu diplomatik dështon për përfundimin e krizës.
Më vonë ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian pritet të takohen në një mbledhje joformale në Letoni për të diskutuar mbi konfliktin e ashpër në Ukrainë.
Ukraina dhe perëndimi akuzojnë Rusinë se ndihmon rebelët me armatime dhe forca ushtarake, por Moska e mohon një gjë të tillë.
Ekspertët e pavarur u bëjnë jehonë akuzave por rusia insiton se pjesamrrësit në ndihmë të rebelëve janë “vullnetarë”. Të paktën 6 mijë persona janë vrarë në konfliktin në lindje të Ukrainës që prej prillit të vitit të kaluar, mes forcave ushtarake të Kievit dhe separatistëve pro-Rusë, që luftojnë në rajonin e Donetskut dhe Luhanskut.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com