Konflikti në Gaza, bombardimet nuk kanë të ndalur! Mbi 190 viktima, mes të cilëve 53 fëmijë në një javë!

Në orët e para të së hënës Izraeli nisi sulmet ajrore në qytetin e Gazës, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu mbrëmjen e djeshme u zotua se veprimet do të vazhdonin derisa  Hamasi të paguante çmimin për bombardimet ndaj vendit.

Në një fjalim televiziv, Netanyahu tha se sulmi izraelit “me forcë të plotë” kundër Hamasit do “të marrë kohë”.

Kjo erdhi pas ditës më vdekjeprurëse të konfliktit në Gaza, pasi sulmet izraelite të dielën shkatërruan tre ndërtesa dhe vranë të paktën 42 njerëz, mes tyre 16 gra dhe 10 fëmijë dhe të paktën 50 persona të tjerë u plagosën.

Autoritetet izraelite deklarojnë se nga fillimi i përplasjeve të hënën e kaluar, Hamasi ka hedhur në drejtim të Hamasit mbi 3100 raketa ku rreth 90% e tyre u bllokuan nga sistemi i mbrojtjes së Kupolës së Hekurt të vendit,  ndërsa Izraeli vetëm mëngjesin e sotëm ka hedhur 80 raketa.

Që kur filluan luftimet të hënën e kalua, të paktën 188 palestinezë  janë vrarë në Gaza, duke përfshirë 52 fëmijë dhe 33 gra.

Tetë izraelitë janë vrarë nga disa prej 3,100 raketa të lëshuara nga Hamasi, mes tyre një ushtar dhe një djalë pesë vjeçar.

Amnesty International ka dhënë alarmin për krimet e mundshme të luftës që janë kryer në Rripin e Gazës, duke përfshirë shënjestrimin e dukshëm të civilëve dhe një ndërtese mediatike dhe i bëri thirrje Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të hetuar. Ndërkohë që ditën e djeshme pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, krerët bënë thirrje për domosdoshmërinë e dhënies fund të konfliktit, pasi po merren shumë jetë të pafajshme.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër

Lufta në Izrael, bastisje të reja në Rafah: Tre të vdekur! Media izraelite: Pushtimi afër