Uashingtoni i ka paralajmëruar aleatët e Gjirit të përgatiten për një raund të ri të mundshëm sulmesh kundër Iranit, i cili mund të fillojë që më 4 nëntor, një ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, raporton MsNow , duke cituar tre zyrtarë të lartë nga vendet arabe në rajon.

Ndërkohë Marina e Gardës Revolucionare ka njoftuar se një anije cisternë u godit në Ngushticën e Hormuzit.

"Supertankeri i katërt u përfshi nga flakët të premten në mbrëmje pasi u përpoq të kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit në një rrugë të paautorizuar", tha Marina e Gardës Revolucionare në një deklaratë,

Anija, që mbante mbi 2 milionë fuçi naftë të papërpunuar, injoroi paralajmërimet e Marinës dhe goditi një minë detare, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, thuhet më tej në deklaratë.

lajm ne perditesim...