Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati të punojnë me çdo vend, përfshirë Rusinë dhe Iranin për të zgjidhur konfliktin në Siri. Është kjo deklarata e presidentit amerikan Barak Obama gjatë fjalimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së ku tha se kompromisi është thelbësor për ti dhënë fund luftës civile që ka marrë mijëra jetë njerëzish.
Por shefi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se situata kërkon një tranzicion larg presidentit Bashar al-Assad. Obama e quajti Asadin një tiran që lëshon bomba mbi fëmijët.
“Stabiliteti mund të zgjasë vetëm kur populli i Sirisë të arrijë një marrëveshje për të jetuar sëbashku në paqe. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë më cdo vend, përfshirë Rusinë dhe Iranin për ta zgjidhur konfliktin, por duhet të pranojmë se nuk mund të ketë pas kaq shumë gjakderdhje, një rikthim në status-kuo-në e para luftës”-tha Obama.
Vetë asambleja në Nju Jork ka parë këto 3 ditë një aktivitet të ngjeshur diplomatik në lidhje me konfliktin në Siri, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën mbi 200 mijë vetë, ndërsa 4 milion janë detyruar të braktisin vendin. Ndërkaq sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon tha se Rusia, SHBA-të, Arabia Saudite, Turqia dhe Irani janë 5 vende kyçe për të gjetur një zgjidhje politike. Ndërsa Moska ka sygjeruar se ekzistojnë plane për krijimin e një grupi kontakti me këto 5 vende plus Egjiptin
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com