24 familje në Krujë kanë protestuar sërish duke kërkuar pronësinë e apartamenteve që kanë blerë 12 vite më parë.
Ata shprehen se kanë paguar këstet e para në vitin 2010 kur nisi ndërtimi i objektit, por më pas ndërtuesi Arben Kupi e ka shitur objektin tek biznesmeni Nikollin Lleshi.
Sipas banorëve, Lleshi nuk u ka njohur kontratat që ata kanë firmos me Kupin, duke kryer shitjen e dyfishtë të apartamenteve. Banorët prej vitesh janë në konflikt jo vetëm me pronarin por dhe me zyrtarët e Kadastrës, pasi akuzojnë se pallati është legalizuar padrejtësisht nga Kadastra e Krujës, e cila më pas e ka zhbërë legalizimin.
Për këtë çështje është shkarkuar ish-drejtori i ASHK Krujë, Luan Minja, por banorët ende nuk kanë gjetur zgjidhje.