Një konflikt për pronën në fshatin Ostren i Madh të Bulqizës për pak sa nuk është kthyer në tragjedi. Pas një sherri për motive pronësie, një 38 vjeçar i identifikuar si Vullnet Muça ka plagosur me thikë kushëririn e tij shtetasit Sh. M. 52 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 21.40. Nga goditjet me thikë kushëriri i tij, Sh. M. 52 vjeç ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe është dërguar me ambulancë në Spitalin Ushatrak Tiranë për shërbim më të specializuar, aty ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërsa djali i tij SH.M, i cili pas mjekimit ka dalë nga spitali.
Pas ngjarjes policia ka mundur të arrestojë autorin. Ai është proceduar penalisht për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje" , "Mbajtje e armëve të ftohta"