Shoferët shprehen se janë njoftuar dy ditë më parë që të mos vijnë më në këtë vend sepse nuk do të ketë më terminal autobusësh. Terminali është caktuar në një vend tjetër, që sipas tyre është larg dhe nuk i hyn në punë banorëve të zonës.
Shoferët ankohen se kanë paguar të gjitha detyrimet dhe taksat dhe se kërkojnë një zgjidhje pasi terminali i caktuar nga Këshilli Bashkiak është shumë larg.
Sipas tyre ka banorë të zonës që kanë halle, ka nxënës shkollash dhe njerëz të tjerë nevojtarë që terminali të cilët kërkojnë që të caktohet një vend në interes të tyre.
Edhe banorët shprehen se po i çojnë arkat në krah dhe se do të detyrohen që të çojnë prodhimet e tyre me kafshë transporti në treg. Edhe ata e konsiderojnë të padrejtë vendimin e këshillit
Ka reaguar menjëherë bashkia Elbasan me anë të Përgjegjësit të Transportit të Bashkisë Elbasan Eduart Bordi.
Sipas Bordit, Këshilli Bashkiak ka caktuar që vendqëndrimi i autobusëve të rregullohet me tre terminale.
Pjesa e lindjes të ketë për terminal ish rezervat e Shtetit në Mengël, pjesa e Perëndimit në Bradashesh dhe pjesa e jugut në ambientet e ish Ndërmarrjes së Rruga-Urës.
Sipas tij, bashkia është institucion zbatues i vendimeve ndaj dhe policia ka ushtruar detyrën.
Ai thotë se për terminalin e lindjes ende nuk është rregulluar dhe për këtë qëllim është ëkrkuar që autobuzët të qëndrojnë për 2-3 ditë në terminalin e jugut, pra në ish ambientet e Rruga-Urës.
Megjithatë shoferët kanë frikë se do të kenë si terminal përfundimtar atë të jugut ndaj kërkojnë ta rregullojnë sa më shpejt terminalin në Mengël.
s.k/Shqiptarja.com

VIDEO









