Konflikti për truallin e Cirkut 
Kumbaro: Nuk do të zhvendoset 

Konflikti për truallin e Cirkut <br />Kumbaro: Nuk do të zhvendoset 
TIRANË - Çadra e Cirkut Kombëtar do të qëndrojë në funksion të aktivitetit të artistëve. Ky ka qenë reagimi i ministres Mirela Kumbaro sot në Ministrinë e Kulturës. Reagimi i ministres erdhi pas pyetjes së gazetarëve rreth konfliktit mes pronarit të truallit, Astrit Veliaj, dhe drejtuesve të institucionit që kanë protestuar për lëvizjen e çadrës së Cirkut
 
“Cirku është një institucion që ka pasur një kalendar shumë të pasur, ka gjithë mbrojtjen dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës që ka kryer veprimet procedurale për kundërshtimin e veprimit të përmbarimit. Është një dosje që e kemi në proces. Garantoj publikun shqiptar që cirku nuk do ta ndërpresë në asnjë moment aktivitetin e tij dhe çadra do vazhdojë të jetë streha e cirkut kombëtar. Po ndjekim hapa në dy aspekte. Në aspektin juridik dhe në aspektin e përmirësimit të kushteve të cirkut që kemi një projekt në ndërtime e sipër. Aktiviteti i cirkut nuk do të cenohet në asnjë moment. Për këtë keni garancinë time”, -tha ministrja.

Kumbaro: Financimi i Teatrit Migjeni varet nga Bashkia Shkodër
Ndërkohë ministrja Kumbaro ka edhe një tjetër reagim për A1Report rreth problemit të lënies pa fonde dhe degradimit te teatrit “Migjeni” në Shkodër, botuar sot në“Shqiptarja.com”.
 
“Migjeni është një institucion që i përket bashkisë. Nga ana tjetër i takon edhe gjithë Shqipërisë se është monument kulture. Ministria e Kulturës ka detyrën e saj funksionale që të kujdeset për të gjitha objektet e monumenteve të kulturës, përsa i përket restaurimit të tyre. Ndërsa organizimin e brendshëm të funksionit si teatër institucional është i Bashkisë së Shkodrës. Por ne e ndjekim nga afër dhe do të jemi në mbështetje nga pikëpamja e financimit ai është një institucion i bashkisë. Por Ministria e Kulturës është padyshim e vëmendshme si ndaj institucioneve që janë drejtpërdrejt në varësi të Ministrisë së Kulturës ashtu dhe ndaj institucioneve të kulturës, të cilat ndonëse nuk varen nga Ministria e Kulturës kontribuojnë në kulturën kombëtare. Do të jemi të hapur për çfarëdolloj bashkëpunimi me Bashkinë e Shkodrës”, u shpreh Kumbaro.
 
Reagimet për dy institucionet kombëtare në rrezik, ministrja e Kulturës i bëri pas ceremonisë së dorëzimit të 2280 dokumenteve fotografike për fototekën Marubi te Osman Kallfës nga i biri Pllumb Kallfa.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf