Kongresi '72, porositë e Eqrem
Çabej për Drejtshkrimin e Gjuhës

Kongresi '72, porositë e Eqrem<br />Çabej për Drejtshkrimin e Gjuhës
TIRANE- Në valën e debatit mes akademikëve për ndryshimet në Drejtshkrimin e Shqipes dhe letrës drejtuar kryeministrit Edi Rama që “të ndaloj shkatërrimin e shqipes”, Brikena Çabej, vajza e gjuhëtarit të shquar Eqrem Çabej, sjell ekskluzivisht për “Shqiptarja.com” raportin e mbajtur në Kongresin e Drejtshkrimit, ku përshkruhen me hollësi të gjitha udhëzimet për rregullat e Drejtshkrimit të shqipes. Bie në sy udhëzimi i gjuhëtarit të shquar për ruajtjen e e-së së pathekse, siç e thotë vet Çabej (ndryshe nga sa e shkruajmë sot e-e patheksuar). Vendimet në raportin e vitit 1972 për rregullat e drejtshkrimit shihen se janë të argumentuara, jo vetëm mbi bazën e toskërishtes, por në të dy dialektet, ku Çabej elementet e ngjashme me toskërishten e i gjen në trajta më të hershme të gegërishtes e sidomos tek shkrimet e Buzukut, Budit, Kazazit, etj. Argumentet e gjuhëtarit të madh janë edhe një surprizë për të gjithë ata që kanë ndjekur debatet e gjuhës, përkundër abuzimeve të disa gjuhëtarëve se Eqrem Çabej “ka lënë porosi për ndryshimet në Drejtshkrim”.  Po cila është e vërteta. Le ta ndjekim në raportin e Eqrem Çabejit....
 
Eqrem Çabej
-Mbi disa çështje të traditës së shkrimit dhe të drejtshkrimit të shqipes

Kur Komisia Letrare e Shkodrës, në “Parimet e rregullat” që caktoi për drejtshkrimin e shqipes aty nga fillimi i vitit 1917, vendosi që zanorja ë e pathekse, grupet zanore ie, ue, ye dhe grupet bashkëtingëllore mb, nd e ngj do të shkruhen të plota ashtu si i ruan këto toskërishtja e pjesërisht dhe disa nëndialekte të gegërishtes, ajo mund të shtonte e të thoshte që ashtu të plota kanë ekzistuar ato dhe janë shkruar pak shekuj më parë në krejt truallin e gegërishtes dhe se janë të gjithmbarshme të gjuhës....

Shkrimin e plotë e lexoni në të përditshmen Shqiptarja.com (versioni online) duke klikuar mbi linkun

Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç