Lushnja ka përkujtuar 95-vjetorin e Kongresit Kombëtar të mbajtur në janar 1920, ku u inagurua Shtëpia Muze e kongresit si dhe 3 përmendore kushtuar këtij kongresi.
Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, kryebashkiaku Fatos Tushe, qytetare dhe deputete kanë përuruar obelsikun simbol të kongresit, monumentin e shqiponjës me dy krena e vendosur përballë shtëpizë muze, dy bustet e patrioteve Suljeman Delvina, i dalë nga kongresi si Kryeministri qeverisë së formuar dhe Ibrahim Sheh Karbunara.
Ministrja Gjermeni ka shprehur rëndësinë e këtij kongresi dhe se ai nuk duhet harruar nga qytetarët e pushtetarët. Ndërsa për kryetarin e bashkisë Fatos Tushe, qyteti i Kongreseve duhet të sillet më shumë vëmëndje.

Aktiviteteve festive më pas i është bashkuar edhe zëvendës kryeministri i Shqipërisë Niko Peleshi në kinoteatrin “Vace Zela”. Ai theksoi rëndësinë e kongresit pa të cilin Tirana nuk do ishte kryeqytet, pa kongresin Korca do ishte aneksuar nga fqinjët e trojet shqiptare do të ndaheshin mes fuqive të mëdha.
Kongresi i Lushnjës u mbajt në 21 janar 1920. Punimet në të zgjatën deri në datën 31 janar, ku 55 delegatë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë themeluan Shtetin Shqiptar dhe Kushtetutën e parë të Shqipërisë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO