TIRANE- Pak muaj pas mbajtjes së Konferencës së Teheranit, (28 nentor–1 Dhjetor 1943) midis Tre Aleatëve të Mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, ku u akordua edhe mbi mbështetjen që i duhej dhënë frontit antifashist në Ballkan, më 24 Maj të 1944 u mbajt në Përmetin e çliruar Kongresi i parë Antifashist Nacionalclirimtar.

Vendimi për këtë Kongres u mor më 15 prill 1944 nga Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacionalclirimtar. Zgjedhja e Përmetit për mbajtjen e këtij Kongresi nuk ishte rastësore. Ky qytet ishte çliruar nga forcat antifashiste nacionalçlirimtare dhe afirmonte më së miri rolin e tyre si forcat që do vendosnin më tej mbi fatet e vendit. Në Kongres morën pjesë 200 delegatë nga e gjithë Shqipëria, nga zonat e çliruara dhe nga ato ende të paçliruara nga pushtimi nazist.

Kongresi i Përmetit është një ndër ato ngjarje historike për Shqipërinë dhe popullin e saj që me karakteristikat e veçanta e incizive të saj thërret në memorien kolektive shqiptare një kohë të përcaktuar tashmë si Koha e Luftës. Në Kongres u morën tre vendime shumë të rëndësishme që diktuar për afër 50 vite gjithë politikën shqiptare të diktaturës komuniste.

“Të ndërtohet Shqipëria e re dhe demokratike sipas vullnetit të popullit që sot e shpreh solemnisht në Këshillin e Përgjithshëm  Antifashist Nacionalclirimtar, t’i ndalohet ish mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohet brenda apo jashtë vendit kundër vullnetit të popullit dhe të vazhdohet më me ashpërsi lufta kundër pushuesve gjermanë dhe tradhëtarëve shqiptarë deri në shkatërrimin e tyre të plotë dhe vendosjen e pushtetit demokratik popullor në të gjithë vendin”, janë tre vendimet e marra nga kongresi i Përmetit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 30 maj 2014
(d.a/shqiptarja.com)