Mos vidh, është një prej 10 urdhëresave të Jezu Krishtit. E megjithatë tundimi ishte kaq i madh saqë Bob Brady, deputet demokrat i Pensilvanisë në Kongresin Amerikan, një i krishterë i devotshëm dhe i magjepsur pas karizmës së Papa Bergoglios, vendosi të “vjedhë” gotën e tij të ujit.
Bëhet fjalë për gotën me të cilën Ati i Shenjtë piu ujë gjatë fjalimit të tij të së enjtes në Kongresin Amerikan, një fjalim historik ku i kërkoi SHBA-ve të heqin dënimin me vdekje dhe të ndalojnë shitjen e armëve. Brady morri gotën në zyrën e tij dhe e ndau ujin e pakët të Papës me të shoqen Debra dhe anëtarët e tjerë të stafit.
Por jo vetëm kaq, ai ftoi edhe senatorin katolik Bob Casey, gruan dhe nënën e tij që të mund të pinin një gllënkë nga “uji i shenjtë”.
Ka qënë vetë kongresmeni që ka rrëfyer për “mëkatin” e tij në media duke pranuar se sapo Ati i Shenjtë u largua nga podium ai shkoi të merrte gotën e lënë prej tij. Me atë pak ujë që ka mbetur, Brady tha se ka ndërmend “të bekojë” edhe 5 nipërit dhe mbesat e tij nga 1 deri në 18 vjeç.
Dhe në fund, gotën do t'ua dorëzojë policisë së Filadelfias që të mund të verifikojnë gjurmët e gishtave për të vërtetuar se ajo është pikërisht gota me të cilën piu Papa.

Foto të tjera
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

VIDEO