Kongresmeni Engel: Shqipëria e
Kosova, siç ka ëndërruar A.Hajdari

Kongresmeni Engel: Shqipëria e<br />Kosova, siç ka ëndërruar A.Hajdari
SHBA- Kongresmeni Eliot Engel ka folur në Kongresin Amerikan në përkujtim të 15-vjetorit të vdekjes së Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.
 
Në fjalën e tij para përfaqësuesve të Kongresi, kongresmeni Engel ka folur për jetën e Azem Hajdarit dhe aktivitetin e tij në politikën shqiptare. Eliot Engel është ndalur tek aktiviteti i tij gjatë protestave të dhjetorit dhe rolit në vendosjes e demokracisë në vend, duke e quajtur “një lider i lëvizjes studentore”.
 
Kongresmeni Eliot Engel ka rikujtuar plagosjen që iu bë Azem Hajdarit në vitin 1997 brenda në Parlament, për të vijuar më pas me vrasjen e tij më 12 shtator 1998, në momentin kur ai po largohej nga zyra e partisë së tij në Tiranë.
 
“Vdekja e Azem Hajdarit ka tronditur kombin dhe nga mbarë vendi ai u njoh si një martir për demokracinë. Përmes fjalëve të tij dhe veprimeve, ai e mësoi popullin e Shqipërisë se liria nuk jepet, ajo fitohet, me luftë, vendosmëri dhe besim”, u shpreh Engel.
 
Më tej, kongresmeni është ndalur edhe në kontributin e Azem Hajdarit në përpjekjet për lirinë e Kosovës dhe Lëvizjen e Pavarësisë.
 
“Sot, Shqipëria ka bërë përparime të mëdha. Ajo ka një sistem politik të gjallë dhe është një anëtar i NATO-s, dhe shqiptarët janë në gjendje të udhëtojnë lirisht në të gjithë Evropën. Kosova është gjithashtu një vend i lirë dhe i pavarur, që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Si Shqipëria dhe Kosova po ndërtojnë demokraci të forta, ashtu si Azemi ka ëndërruar” tha Kongresmeni Engel.
 
Në përvjetorin e 15-të të vdekjes së parakohshme Azem Hajdari, më 12 Shtator, shqiptarët do të kujtojnë dhe shoqërojnë Azem Hajdarin në vendin e fundit të prehjes së tij në varrezat e dëshmorëve Tiranës.
 
Ndërkaq, në fund të fjalës së tij, kongresmeni Eliot Engel, i ka ftuar përfaqësuesit e Kongresit Amerikan që të njohin vlerat e Azem Hajdarit për kontributin e tij historik për ndërtimin e demokracisë në Shqipëri.
kongresmeni engel dhe azem hajdari
(Në foto: Kongresmeni Eliot Engel dhe Azem Hajdari)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?