Konkursi ‘Dhurata Për Mësuesin Tim’, ministrja Kushi: Pjesëmarrje që kapërceu kufijtë e Shqipërisë
Ministrja e Arsimit Evis Kushi
Aktiviteti përmbyllës i Konkursit “Dhurata Për Mësuesin Tim” mblodhi shumë nxënës finalistë, mësues dhe prindër këtë fundjavë në Shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi”, duke dhuruar emocione të jashtëzakonshme.
Gjatë këtij aktiviteti Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi tha se ky konkurs ka dy qëllime shumë të rëndësishme, nxitjen e nxënësve për të shprehur mirënjohje e respekt për mësuesit e tyre, si dhe identifikimin, zhvillimin dhe mbështetjen e talenteve në fusha të ndryshme të artit.
Ministrja tha se ky konkurs këtë herë ishte gjithëpërfshirës dhe bëri bashkë talente në fusha të ndryshme si pikturë, këngë, valle, recitim, skulpturë dhe punime artizanale.
“Kemi ftuar të marrin pjesë nxënës jo vetëm nga Shqipëria. I kemi kapërcyer kufijtë e Shqipërisë. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë edhe nxënës shqiptarë nga Kosova dhe diaspora, Itali, Turqi, Zvicër e shumë vende të tjera të botës” – u shpreh Kushi.
Ky ishte një konkurs digjital dhe ka një arsye pse u organizua në formë të tillë. Pikërisht për të qenë sa më shumë gjithëpërfshirës. Në këtë konkurs marrin pjesë edhe nxënës që jetojnë në zona të largëta, nxënës me aftësi ndryshe, nxënës që e kanë të vështirë të marrin pjesë vetë personalisht. Këta nxënës bëhen pjesëmarrës vetëm me një mesazh nga telefoni apo kompjuteri, ku mbase bëhen edhe fitues të këtij konkursi.
Ministrja Kushi falënderoi mësuesit të cilët frymëzojnë nxënësit me modelin e tyre dhe i mbështesin që të zhvillojnë talentet e tyre. Gjithashtu falënderoi prindërit që në këtë konkurs kanë patur rolin më të rëndësishëm, jo vetëm t’i edukojnë fëmijët me mirënjohjen dhe dashurinë ndaj mësuesit, por edhe mbështetjen morale dhe fizike që të marrin pjesë.
“Falënderimin më të madh dhe të përzemërt e kam për ju nxënësit, ata që kanë shkëlqyer dhe që na kanë emocionuar me këto punime kaq të bukura, ata që janë e tashmja dhe e ardhmja, dhe zemra e kombit” – u shpreh ministrja.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Riorganizimi i PD, kur duhet të mbahen zgjedhjet per kryetarin e ri?
-
Në korrik
50%
-
Pas korrikut
25%
-
S'kam mendim
25%
Vota total: 4
Lajme të tjera
-
Matura/ Sot provimi i parë, mbi 30 mijë maturantë testojnë njohuritë në gjuhën e huaj! Publikohet në rrjet teza B e Anglishtes
1 Qershor, 07:36
-
Nesër provimi i parë i Maturës, Ministrja Kushi uron maturantët: Kemi marrë masat me ekipet tona për mbarëvajtjen e procesit
31 Maj, 14:16
-
Qeveria transferon Studimet Albanalogjike në Akademinë e Shkencave! ASA nuk funksiononte, gjetëm shkelje ligjore! Senati i institucionit: Vendim politik
31 Maj, 11:43
-
Kushi në panairin ‘Art, Zeje dhe Sport’ në Lezhë: E surprizuar nga talenti i nxënësve
29 Maj, 16:17
-
‘Shkrirja’ e ASA-s antiligjore?! Rektori Përzhita për Report Tv: S’na pyetën, rrezikohen punonjësit! Prodhimin tonë, Akademia e Shkencave e bën veç në ëndrra!
27 Maj, 18:30
-
Më 1 qershor provimi i parë i maturës, ‘ngujohen’ mësuesit, dalin pas zhvillimit të testit të gjuhës së huaj
27 Maj, 17:59
-
Ministrja Kushi në kuvend: Tashmë Shqipëria ngjitet në një nivel tjetër pagash dinjitoze për mësuesit dhe pedagogët
25 Maj, 15:56
-
Gjimnazi 'Havzi Nela' në Kukës, Kushi: Një tjetër institucion i dijes i transformuar në infrastrukturë moderne e bashkëkohore
24 Maj, 20:08
-
Vdekja e 15 vjeçarit pas sherrit mes adoleshentëve në Gramsh, Kushi: Tronditëse! Institucionet dhe familja të bashkëpunojnë për të luftuar fenomenet negative
16 Maj, 16:46
-
Shqipëria mbështet kandidaturën e Kosovës për Lojërat Mesdhetare 2030
16 Maj, 13:26
-
Zgjedhjet, Ministria e Arsimit: 52 shkolla do të jenë Vend Numërim Votash, s'do të cenohet procesi mësimor! Në disa do zhvillohet pasdite ose do zëvendësohet
12 Maj, 16:12
-
Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, Kushi: Presim ndërtimin e stadiumeve! Duka: Aplikim për një tjetër ngjarje evropiane
12 Maj, 11:46