TIRANË- Konkursi i Gjuhës Shqipe është futur në fazën e gjysmëfinales. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga përballja e ekipeve të shkollave në gjysmë finale.
“MIRËMËNGJESI dhe me disa nga momentet më emocionuese të fazës gjysmëfinale të Konkursit Kombëtar të Gjuhës Shqipe, një festë e madhe e gjuhës që bashkoi 11,000 nxënës nga 930 shkolla të ndryshme anembanë vendit në Vitin e Gjuhës Shqipe, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
16 ekipet më të mira do të përballen në gjysmëfinalet dhe më pas fituesit do përballen në finale ku priten edhe të shpallen më të mirët.
Në fazën e parë të konkursit u përfshinë 11 mijë nxënës të klasave të nënta në të gjithë vendin. Konkursi këtë vit zhvillohet edhe si pjesë aktiviteteve të vitit të gjuhës shqipe, ndërsa synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që nga moshën e vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe.
16 shkollat gjysmëfinaliste janë: “Jeronim De Rada”, Tiranë, “Kushtrimi i Lirisë”, Durrës, “Rilindja”, Kavajë, Shkolla 9- vjeçare, Vorë, “A.Z. Cajupi”, Libohovë, “Ismail Klosi”, Mallakastër, “Naun Doko”, Roskovec, “5 Dëshmorët”, Ksamil, “Muhamer dhe Esat Minarolli”, Pogradec, “28 Nëntori”, Kuçovë, “Adem Bedalli”, Peqin, “Ditëro Agolli”, Devoll, “Edith Durham”, Shkodër, Shkolla 9- vjeçare Letaj, Has, “Migjeni”, Pukë dhe “Gjon Ndoci”, Vau i Dejës.
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54.2%
-
Jo
34.7%
-
Nuk kam mendim
11%
Vota total: 3860
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Riorganizimi i PS, Rama nga njësia nr.14 në Tiranë: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë
2 Prill, 16:48
-
Blushi jashtë sallës së Kuvendit: Dënoj shkeljen e rregullores! Rama u heq taksat oligarkëve, por refuzon uljen e TVSH-së për produktet e shportës dhe heqjen e taksave mbi naftën
2 Prill, 16:29
-
Parku 'Dua të luaj' në Elbasan drejt përfundimit, Rama: Hapësirë e re moderne në shërbim të të gjithë qytetarëve
2 Prill, 13:29
-
Masakra e 2 prillit, Shkodra nderon viktimat e fundit të regjimit komunist! Demokrati heq kurorat e Bashkisë, Berisha akuza për integrimin
2 Prill, 11:47
-
Afera ‘Partizani’, Malltezi kërkon Ramën si dëshmitar! SPAK: Ta vendosë gjykata
2 Prill, 10:57
-
Largimi i të rinjve nga Shqipëria: S’ka mënyrë për ta ndaluar, jemi vend i hapur
2 Prill, 09:35
-
Shqipëria në BE në 2030, Rama: S’është ëndërr, por plan! Interes i njëjtë, ne duam të hyjmë dhe BE të zgjerohet
2 Prill, 09:33
-
‘Korrupsioni është më i madh në perceptim sesa në realitet’, Rama: Vetëm dënimi i atyre që kapen nuk mjafton, duhet të mos jetë shërbim alternativ
2 Prill, 09:26
-
‘E duam Shqipërinë si Europa’, Rama: Hera e parë që na u dha mundësia të themi ç’duam, BE është garancia më e madhe e një shteti
2 Prill, 09:21
-
‘Nuk ka ngadalësim!’ Rama: Jemi propozuar e refuzuar 3 herë për hapjen e negociatave! Dera është hapur, të mos bëhemi sebep që të mbyllet
2 Prill, 08:51
-
‘Pse qesh?’ Studenti i drejtësisë gëzohet që negociatat ‘do të hapen’, Rama i kap gabimin: Janë të tëra të hapura! (VIDEO)
2 Prill, 08:40
-
Rama plot optimizëm për integrimin: Shqipërisë i ka buzëqeshur fati si asnjëherë, yjet janë vënë në rresht
2 Prill, 08:29